Sign In




Skip Navigation Links > Home > Services > Citizens > Court

Court

Gjykatat e Nivelit të Parë janë të organizuara dhe funksionojnë në të gjitha  rrethet gjyqësore të Shqipërisë. 

Në qytetin e Elbasanit ndodhet një prej këtyre Gjykatave. Juridiksioni territorial i secilës prej tyre është i përcaktuar me një dekret të Presidentit të Republikës, bazuar mbi propozimin e Ministrit të Drejtësisë pas konsultimeve me opininoin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 

Orientimi ne Gjykatën Elbasan

 Si të hapni një çështje civile

Proçesi gjyqësor civil zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Proçedurës Civile.

Ai fillon në bazë të investimit që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik...

 Si të bëni ankimin për një vendim

Të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit...

 Cilat janë tarifat në gjykatë

Për pension ushqimor,Për vërtetim fakti,Padi për zgjidhje martese, Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike...

 

Seksionet në Gjykatën Elbasan

 Seksioni Civil

Seksioni Penal

 

Administrata gjyqësore në gjykatat e shkallës së parë

 Administrata Gjyqësore në Gjykatat e Shkallës së Parë Elbasan përbëhet përveç pjesës drejtuese edhe nga:

 Sekretaria Gjyqësore

Sekretari i Seancës

Nëpunësi Gjyqësor

Sektori ose Zyra e Arkivit

Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median

Sektori ose Zyra e Buxhetit

Sektori ose Zyra e Administratës Ndihmëse

Sekretaria e Gjykatës

 Sekretaria e Gjykatës pranon dokumentet dhe aktet proçeduriale. Ajo shpërndan paditë pas hedhjes së shortit, merr në dorëzim dosjet pas përfundimit të gjykimit dhe bën kalimin në Arkivë të dosjeve gjyqësore.

 Në fushën penale, Sekretaria e Gjykatës mban Rregjistrin Penal ku rregjistrohen menjëherë kërkesat për gjykim që vijnë nga organi i Prokurorisë si dhe kërkesat për gjykim nga të dëmtuarit akuzues, Rregjistrin Penal Ushtarak ku rregjistrohen kërkesat penale ushtarake të dërguara për gjykim nga Organi i Prokurorisë, Indeksin Alfabetik të çështjeve penale ku shënohet identiteti i palëve, Rregjistrin e Vendimeve Penale, etj.

 Në fushën civile, Sekretaria e Gjykatës mban Rregjistrin Themeltar Civil ku rregjistrohen të gjitha kërkesë-paditë civile të paraqitura për gjykim, Indeksin Alfabetik të çështjeve civile që plotësohet sipas shkronjave të alfabetit dhe shënohet emri dhe mbiemri i çdo paditësi dhe të padituri, Rregjistrin e Vendimeve Civile ku shënohen të gjitha vendimet civile me numër rendor, data e dhënies së vendimit, emri i gjyqtarit, emrat e palëve, objekti dhe numri i seancave, Rregjistrin e personave të cilëve u është hequr, kufizuar ose kthyer zotësia për të vepruar, Rregjistrin e Shoqërive Tregtare, Rregjistrin e Personave Fizikë, Rregjistrin e Organizatave Jo-Qeveritare, Rregjistrin e Partive Politike, etj.

 

Sekretari Gjyqësor

 Sekretari Gjyqësor ushtron detyra proçeduriale, të parashikuara nga dispozita të Proçedurës Civile dhe Penale si dhe dispozita proçeduriale të parashikuara me ligj të veçantë. Sekretari gjyqësor për realizimin e funksionit proçedurial ushtron edhe veprimtari administrative.

 Në Gjykatat me volum të madh pune të përcaktuar nga Ministri i Drejtësisë, ku ka më shumë se një sekretar gjyqësor, njëri prej tyre bën edhe organizimin dhe ndarjen e detyrave midis sekretarëve gjyqësorë, si dhe koordinon punën me subjektet e tjera të Administratës Gjyqësore.

 Marrëdhëniet me Publikun dhe Median

 Pranë çdo Gjykate funksionon edhe Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median. Kjo zyrë e ushtron veprimtarinë e saj nën kujdesin e Kancelarit të Gjykatës dhe ka për objekt të veprimtarisë sa vijon:

 Informimi i Publikut dhe Medias për veprimtarinë e Gjykatës

Promovimi i imazhit të Gjykatës dhe punonjësve të saj kundrejt publikut

Administrimi i marrëdhënieve të Gjykatës me Publikun

Mbrojtja e Gjykatës dhe punonjësve të saj nga çdo akuzë publike

Organizimi i informimit të brendshëm në Gjykatë

Marrja e ankesave nga Publiku dhe Media për mosrespektimin e kërkesave të tyre nga personeli i Gjykatës

Krijimi i kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga Publiku në mënyrë të saktë, të plotë, të përshtatshme e të shpejtë të informacionit të kërkuar

Përgatit dhe vendos shënja për orientimin e Publikut gjatë lëvizjeve të tyre në Gjykatë si dhe kujdeset për bërjen publikë të informacioneve që vihen në dispozicion të Publikut pa kërkesë

Gjithashtu, Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median kujdeset dhe merr masa për përgatitjen dhe bërjen publike të informacioneve lidhur me :

 vendet dhe emrat e punonjësve nga të cilët Publiku mund të marrë informacion, të paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;

proçedurat e punës së Gjykatës dhe gjyqtarëve;

shpjegimet e punës së atyre punonjësve të Gjykatës puna e të cilëve ka lidhje me Publikun dhe Mediat;

afatet e ndryshme që kanë lidhje me punën në Gjykatë;​

listat e gjyqeve. 

Events

<gusht 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
311234
5
e shtunë, shtator 5, 2020
6

Upcoming


Newsletter Subscription