Sign In




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Administrata > Njësitë Administrative

Njësitë Administrative

​​​​​ 

Njësitë administrative dhe lagjet

Misioni

Administrata e njësive administrative dhe lagjeve është përçuese e problemeve dhe shqetësimeve të komunitetit përkatës në strukturat e Bashkisë dhe anasjelltas. Komunikon me banorët e njësisë/lagjes  pr politikat bashkiake dhe projektet apo programet e Bashkisë për njësinë administrative përkatëse.

Njësitë Administrative/lagjet, nëpërmjet drejtorisë së koordinimit të njësive admnistrative në Bashki, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në funksion të realizimit të detyrave të tyre dhe zgjidhjes së problemeve e shqetësimeve të banorëve të njësive/lagjeve.

 

Përgjegjësitë dhe detyrat

​Administrata e njësisë administrative/lagjeve  drejtohet nga administratori i saj i cili:

  • Eshtë përgjegjës për funksionimin e tërë administratës së njësisë përkatëse, për respektimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, në funksion të kryerjes së detyrave të tyre dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.
  • Kërkon dhe realizon bashkëpunimin e administratës së njësisë për realizimin e detyrave të tyre dhe urdhërave e vendimeve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.
  • Organizon dhe monitoron veprimtarinë e zyrave me një ndalesë, për evidentimin dhe regjistrimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe merr masat për zgjidhjen e tyre në përputhje me ligjet dhe kompetencat e tij.
  • Kërkesat apo ankesat do të bëhen me shkrim sipas formularëve të caktuar dhe regjistrohen në një regjistër të veçantë sipas problemit që trajtojnë dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të Bashkisë jep zgjidhjen përkatëse ose përgjigjen qytetarëve.
  • Pasi i është dhënë zgjidhje problemit ose përgjigje qytetarit, e tërë praktika e krijuar arshivohet në zyrat e rajonit.
  • Për kërkesat apo ankesat që i përcillen strukturave të tjera të Bashkisë, administratori jep opinionin e tij me shkrim.
  • Administratori është i detyruar t'i përgjigjet dhe t'i japë sqarime Avokatit ta Qytetit, sa herë që i kërkohet prej këtij të fundit, në lidhje me kërkesat apo ankesat e shtetasve dhe procedurat e ndjekura për shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.
  • Administratori është përgjegjës për mbarëvajtjen e institucioneve arsimore dhe kulturore që gjenden në territorin e njësisë së tij administrative.
  • Për këtë në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, drejtuesit e drejtorisë së arsimit dhe Qendrën Ekonomike të Arsimit në Bashki, merr masa për obligimin e nxënësve për vijimin e mësimeve, frekuentimin normal të mësimeve prej tyre, si dhe mirëmbajtjen e ambienteve shkollore dhe paisjen e tyre me mjetet e nevojshme. Për parregullësitë e konstatuara sa më sipër propozon masat dhe sanksionet përkatëse ligjore, në zbatim të ligjit për arsimin parauniversitar. (arsimi i detyruar nëntë vjeçar).
  • Gjithashtu në bashkëpunim me strukturat e përmendura me sipër bën studime dhe propozime konkrete për ngritjen e institucioneve të reja në territorin e njësisë së tij.
  • Në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve kulturore sportive dhe drejtorinë përkatëse në Bashki, merr masa për mirëmbajtjen e ambienteve të  tyre, si dhe organizimin e veprimtarive funksionale në to.
  • Administratori së bashku me specialistin e urbanistikës dhe shërbimeve, merr masa për mbarëvajtjen e shërbimeve në njësinë e tij dhe kontrollon zbatimin e ligjit në fushën e urbanistikës.
  • Ushtron kontrolle dhe evidenton ndërtimet që kryhen pa leje ndërtimi në territorin e njësisë së tij dhe bën denoncimin pranë inspektoriatit ndërtimor urbanistik në Bashki.
  • Kërkon nga strukturat përkatëse kryerjen e shërbimeve në njësinë e tij, si pastrimin, gjelbërimin, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, mirëmbajtjen e rrugëve dhe kanalizimeve etj.
  • Ushtron kontrolle dhe kërkon nga banorët dhe subjektet private të njësisë së tij respektimin e akteve të ndryshme që rregullojnë këto shërbime. Në rast të konstatimit të shkeljeve dhe dëmtimeve të ndryshme, pezullon veprimet e kundërligjshme dhe i propozon Kryetarit të Bashkisë marrjen e masave ndaj fajtorëve.
  • Në fushën e tregtisë, kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga subjektet e ndryshme në njësinë e tij dhe bashkëpunon me drejtorinë e taksave në Bashki për evidentimin e taksapaguesve dhe vjeljen e taksave të ndryshme.
  • Merr masa për funksionimin e tregjeve dhe minitregjeve të lira në territorin e njësisë së tij.
  • Evidenton dhe bashkëpunon me O.J.Q. e ndryshme për zhvillimin e programeve të përbashkëta në interes të banorëve të njësisë administrative.
  • Në rastin e ndihmave të ndryshme humanitare, bashkëpunon me donatorët e ndryshëm për shpërndarjen e tyre.
  • Administratori së bashku me nëpunësit e administratës së tij kryen studime dhe harton projekte në fusha të ndryshme në interes të banorëve të njësisë së tij dhe në bashkëpunim me drejtorinë e zhvillimit ia paraqet për miratim organeve kompetente (Kryetari dhe këshilli bashkiak).
  • Administratori i  njsisë administrative/lagjes administron vulën e lagjes.
  • Lëshon vërtetime banorëve të njësisë së tij në lidhje me identitetin e tyre, gjendjen e strehimit, ndihmën ekonomike, si dhe çdo lloj vërtetimi që ka lidhje me detyrat dhe kompetencat e tij.
  • Korespondenca me organet e Bashkisë dhe strukturat e tjera të saj ruhet pranë zyrave të njësisë/lagjes sipas rregullave të arshivës.
  • Administratori furnizon drejtorinë e statistikës në Bashki me të dhënat e nevojshme për njësinë e tij administrative.​


​​​Lagja 1
Anduena Prifti
0674037223
Lagja 2

Artan  Gashi 0694716510

Lagja 3

Eugert Salla             0699768162

Lagja: Kongresi i ElbasanitLagja: Qemal StafaLagja: Skëndërbej
Lagja: Luigj GurakuqiLagja: Brigada 17 SulmueseLagja: Dyli Haxhire
Lagja: Beqir DardhaLagja: ÇlirimiLagja: 28 Nëntori
Lagja: Emin MatraxhiuLagja: Sul PapriLagja: Syrja Dylgjeri
Lagja: Shënkoll

 

 

​​​​​Lagja 4

Arben  Demiri  0682779223

​​​Lagja 5 
Agron Lulaj           0693346058
​​​Lagja​ 6

Gezim Keçi  0682123043​

Lagja: VullnetariLagja: 11 Nëntori​Lagja: 5 Maj
Lagja: PartizaniLagja: Haxhias
Lagja: Aqif Pasha 
Lagja: Kala​​
Lagja: Visarion Xhuvani

​ 

 12 njësitë Administrative Vendore të Bashkisë së Elbasanit

Koordinator: Shefqet Bullari 

cel. 068 30 866 email:shefqet.bullari@elbasani.gov.al

Pergjegjese: Etleva Mezini

cel: 0675618406,  email: etleva.mezini@elbasani.gov.al

Specialiste: Denada Dafina. 

cel:0692553528,  email:denada.dafina@elbasani.gov.al

Specialist: Islam Kaculi 

cel:069 43 27 955, email: islam.kaculi@elbasani.gov.al

Specialst: Klodian Cekrezi 

cel: 068 21 98 562, email:klodian.cekrezi@elbasani.gov.al

​ADMINISTRATORËT :

​1Bradashesh
ANDILICI0698363181andi.lici@elbasani.gov.al
​2ShushiceGEZIM RUDA0685108604gezim.ruda@elbasani.gov.al
​3ShirgjanYLLIDUSHKU0692777971ylli.dushku@elbasani.gov.al
​4PaperERALDGJELI0695777005erald.gjeli@elbasani.gov.al
​5GjergjanRESULHOXHA0686458676resul.hoxha@elbasani.gov.al
​6Labinot MalHATIXHEPEMA0695886057hatixhe.pema@elbasani.gov.al
​7Labinot FusheLULJETAKAÇULI0665749787luljeta.kaculi@elbasani.gov.al
​8GjinarIRAKLITOÇI0686379160irakli.toci@elbasani.gov.al
​9TreganMERKURKAÇI0682230159merkur.kaci@#elbasani.gov.al
​10FunarOLTIONHAKA0685284991oltion.haka@elbasani.gov.al
​11GracenFADILSALLA0688430820fadil.salla@elbasani.gov.al
​12ZavalineEVERESTDEDJA0698421303everest.dedja@elbasani.gov.al

 

Events

<dhjetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25
e hënë, nëntor 25, 2019
2627
28
e enjte, nëntor 28, 2019
29
e premte, nëntor 29, 2019
301
234567
9101112131415
16171819202122
2324
25
e mërkurë, dhjetor 25, 2019
26272829
30
31
e martë, dhjetor 31, 2019
12345

Upcoming


Newsletter Subscription