Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

​​​qazim_sejdini

Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Qazim Sejdini

Qazim Sejdini është kryetari i 22-të i Bashkisë së Elbasanit. Ai u zgjodh në Mars të vitit 2007 dhe bëri betimin në Maj të po atij viti.

Lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik. Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e Edukimit Fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Z. Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit të Elbasanit.

Në 1995 Z. Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga Maji i 2002 deri në Maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në Tetor 2002 deri në Maj 2005 ai u emërua Prefekt i Prefekturës së Elbasanit.

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ