Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Mesazhi i Kryetarit

Mesazhi i Kryetarit

​​​

Mesazhi Kryetarit
Të nderuar bashkëqytetarë, mirësevini në portalin e Bashkisë Elbasan!

Ky portal i ri do të jetë një urë lidhëse mes jush dhe bashkisë. Nëpërmjet saj puna jonë për zhvillimin e qytetit do të bëhet më transparente për ju. Në këtë portal do të dëgjohet zëri juaj për vendimet e rëndësishme që na përkasin të gjithëve. Mendimi i komunitetit do të bëhet orientues për vendimarrje në politikat socio-kulturore dhe ekonomike.

Unë besoj tek Ju, unë besoj tek Elbasani. Është një qytet madhështor, me një histori madhështore dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Unë besoj se Elbasani mund dhe duhet të jetë më mirë: me shkolla më të mira, me spitale më të mira, me rrugë më të mira. Një qytet i mirëqenies moderne, qytet i zhvillimit dhe i një ekonomie më të sukseshme.

Unë dëshiroj fort që Elbasani të jetë një qytet me vlera dhe qëllime të përbashkëta, ku meritokracia të vijë para privilegjit; një qytet që të qeveriset për të gjithë dhe jo vetëm për disa, një qytet i fortë dhe i sigurt.

Unë dua të rindërtoj besimin e qytetarëve tek aftësia e bashkisë së tij dhe politikave të saj për zhvillim. Dhe dua ta bëj këtë duke marrë përpara jush disa angazhime të rëndësishme që do t’i realizoj. Mbi këtë bazë ne do t'i japim njëri-tjetrit besimin.

Unë dua të rilind besimin te qeverisja vendore nëpërjet realizimit të angazhimeve që kemi marrë ndaj jush. Disa gjëra që janë bërë mirë nga paraardhësit e mi, sigurisht do të mbeten të tilla, por çfarë është bërë gabim, është pikërisht ajo që unë do të ndryshoj. Nuk kam asnjë qëllim apo dëshirë që të zëvëndësoj një tërësi dogmash që ekzistojnë me disa të tjera.

Dhe unë dua mbi të gjitha, të qeveris në një mënyrë që qytetin ta shikojmë si një të tërë, që të afrojmë qendrën me periferinë, t'i japim qytetit unitet për të përballuar sfidat e mëdha që kemi përpara. Dëshiroj që ta kthejmë Elbasanin në një qytet në të cilin të mund të jetohet mirë dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt.

Unë dua një qytet ku të gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë: një qytet në të cilin atë çka unë dua për fëmijët e mi e dua edhe për ju.

Unë do të luftoj që Elbasani të jetë një qytet i cili të mos ketë frikë nga sfidat e mijëvjeçari i ri, por të ecë me siguri përpara.

Më shkruani në adresën bashkiaelbasan@elbasani.gov.al dhe unë do ju përgjigjem.
​​​

Juaji,

Qazim Sejdini​

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ