Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Projekte

Projekte

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP), USAID, Albania.

“Arsimimi, Punësimi dhe Barazia për të Rinjtë, grupet e Margjinalizuara, Vunerabël, dhe Minoritetet etnike në Elbasan dhe Bogovinjë”
Arsimimi.pdf

Integrohemi sëbashku.
Qëllimi: Të mbeshtesë  Bashkinë Elbasan në forcimin e kapaciteteve institucionale për të hartuar dhe monitoruar politika mbi zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në zbatim të kuadrit të politikave kombëtare, rajonale dhe lokale.
Objektivat:
1.Forcimi i kapaciteteve të stafeve lokale për të monitoruar realizimin dhe shkeljen e të drejtave të Personave me aftësi të kufizuara (PAK) dhe forcimin e kapacitete  të tyre nepërmjet ndërveprimit mes palëve.
2.Rritja e ndërgjegjësimit mbi respektimin e të drejtave dhe mosdiskriminimin e Personave me aftësi të kufizuara (PAK) në nivel lokal.
Aktivitetet:
1.Përgatitja e Planit të Veprimit Lokal për Personat me Aftësi të Kufizuara.
2.Institucionalizimi i të Drejtave të Personave me aftësi të kufizuara (PAK), ngritja e një sistemi të monitorimit në nivel lokal, duke përfshirë ngritjen e një database.
3.Ndërtimi i kapaciteteve të Pikës Fokale për Personave me aftësi të kufizuara (PAK) në Bashkinë Elbasan për të forcuar funksionimin e saj dhe aktorëve kyç.
4.Advokimi, komuniukimi e informimi publik për inisiativat që do të ndërmerren për përmiresimin e situatës së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.



Libra pa barrierë, Edukim i fokusuar , Sherbim psiko – social me bazë komunitare për personat me probleme shikimi”
Qëllimii këtij projekti është fuqizimi dhe integrimi i personave të verbër në Shqipëri.

Aplikacionet e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Qeverisjen Lokale dhe Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve
Ky projekt ka ofruar  mbështetje të drejtpërdrejtë për rritjen e kapaciteteve lokale  në Bashkinë e Elbasanit duke  ofruar një cilësi shërbimi më të mirë për qytetarët; mjete teknologjike komunikuese që ndihmojnë në përmirësimin dhe ndërveprimin mes qeverisë lokale dhe qytetarëve;  si dhe te ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.

Festojmë të gjithë
 U realizua kremtimi i  Kurban Bajramit në 1055 familje shumë të varfëra nëpërmjet paketës  me 4 kg mish.

Programi “SEENET – RRJETI I EVROPËS JUG-LINDORE”,
“Mbështetje në fushën e planifikimit social dhe realizimi i aktiviteteve të përkujdesit të grave shtatëzëna, për uljen e vdekshmërisë foshnjore dhe për një lindje të sigurt”.
Financuar nga: Ministria e Jashtme Italiane me bashkëfinancimin e Rajonit Emilia Romagna, ky i fundit është edhe përgjegjës për projektin në fjalë.
Përgjegjës për implementimin lokal të projektit: Bashkia Elbasan.
Partnerët Lokal: Drejtoria Rajonale e Shëndetit Elbasan dhe Qendra Spitalore “Dr. Xh. Kongoli” / Spitali Ostetriko-Gjinekologjik Elbasan, Komuna Labinot-Fushë, Komuna Tregan, Komuna Papër, Komuna Shushicë, Komuna Shirgjan.

Rikonstruksioni i fasadave të patrajtuara të 48 pallateve në lagjet Vullnetari, Haxhias, 11 Nentori dhe 5 Maji
Qëllimi i projektit: Per t’i siguruar qytetarëve te qytetit të Elbasanit një vizion pozitiv i cili mundëson një mjedis të bukur e modern, dhe siguron një cilësi më te mire të standardeve të jetesës në qytet.



“Transparenca e Pushtetit Vendor”
Ky projekt ka si qëllim të rrisë shkallën e transparencës tek grupet e ndryshme të interest për të menaxhuar me efektivitet fondet publike.


Planifikimi i Efiçencës së Energjisë nga Bashkitë Shqiptare
Ky projekt ka patur si qëllim te rrise efiçencën e përdorimit të energjisë për ndërtesat bashkiake me konsum te larte të energjisë.


Planifikimi i Efiçencës së Energjisë nga Bashkitë Shqiptare
Ky projekt ka patur si qëllim te rrise efiçencën e përdorimit të energjisë për ndërtesat bashkiake me konsum te larte të energjisë.


Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri/ Elbasan.
Qëllimi i ketij projekti është të krijojë një kuadër bashkëpunimi midis palëve në zbatimin e programit të përbashkët  EVLC i cili do t’i shërbejë Komuniteteve Rome dhe Egjyptiane që jetojnë në territorin e Bashkisë së Elbasanit (Lagjia: “5 Maj” dhe “Beqir Dardha”).


Integrohemi së bashku
Përmirësimi i zbatimit të situatës së të drejtave të PAK nëpërmjet hartimit të politikave afatgjata konkrete.


Programi i mbështetjes së të miturve në Shqipëri
Mbeshtetje logjistike dhe teknike për krijimin e data-basëve për të dhënat statistikore për fëmijët.


Për politika sociale më të mira
Ngritja e  një Plani Social rajonal drejtuar nga Modeli i suksesshëm i Bashkisë Elbasan për të hartuar politika të vlefshme sociale  ku Bashkia Elbasan në rolin e liderit dhe me asistencën teknike të saj dhe Bashkisë Forli-Itali do të përfshijnë në planifikim një territor që përfshin edhe disa komuna rreth saj me afërsisht 170 mijë banorë. Kjo do të jetë një risi në çështje të planifikimeve sociale më gjerë se një territor administrativ duke planifikuar sfida dhe ndërhyrje të përbashkëta.​

Edukimi, një hap drejt integrimit
Edukimi parashkollor i fëmijëve të komunitetit rom nëpërmjet hapjes dhe funksionimit të kopështit me 45 fëmijë  si dhe i kurseve kundër analfabetizmit tek të  rinj të këtij komuniteti pasi vetëm arsimimi mund të shmangë papunësinë dhe varfërinë.



Edukimi, një hap drejt integrimit
Edukimi parashkollor i fëmijëve të komunitetit rom nëpërmjet hapjes dhe funksionimit të kopështit me 45 fëmijë  si dhe i kurseve kundër analfabetizmit tek të  rinj të këtij komuniteti pasi vetëm arsimimi mund të shmangë papunësinë dhe varfërinë.



Aktivitete sensibilizuese
Sensibilizim dhe lobim për qytetarët dhe institucionet për të drejtat e grupeve sociale në të gjitha ditët ndërkombëtare  me pjesëmarrje të shumë OJF-ve. Këto aktivitete janë organizuar në Ditët Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Grave, Personave me aftësi të Kufizuara, të Moshuarve, Romëve si dhe kundër Dhunës ndaj fëmijëve, grave dhe në mardhëniet familjare si dhe kundër punës së fëmijëve.



Mbështetje të fëmijëve me probleme sociale
Përfitues rreth 50 fëmijë të familjeve shumë të varfëra dhe komunitetit Rom me vizita dhe medikamente mjekësore falas.



Për një jetesë më të mirë
Ju është ofruar mbështetje sociale 5 familjëve shumë të varfëra dhe me probleme sociale dhe pamundësi strehimi.



Kampi veror
Bashkë organizatorë dhe financues të kampeve verore për 150 fëmijë të komunitetit Rom dhe nga familje të tjera me probleme sociale



Mbështetje financiare të fëmijëve për gjenerimin e të ardhurave
Mbështetje me mikro-kredi për 12 familje për krijim dhe gjenerim të ardhurash duke stimuluar aktivitet privat, shitje artikuj veshjesh të ndryshme etj.



Mbështetja për edukimin parashkollor
Mbështetje financiare për 12 fëmijë të familjeve shumë të varfëra për vazhdimin e edukimit para shkollor në kopshtet e qytetit.



Ngritja e kapaciteteve për rrjetin e mbrojtjes së fëmijëve
U trajnuan rreth 200 persona nga administrata lokale e shërbimeve sociale, mësues shkollash dhe edukatorë të kopshteve, staf nga drejtoria e shëndetit publik, nga policia, inspektoriati i punës dhe zyra e punës për njohjen e ligjit Nr. 10347 datë 4.11.2010 “Për të drejtat e fëmijës” si dhe agjencitë përgjegjëse  dhe monitoruese për zbatimin e tyre


Parandalimi i trafikimit të fëmijëve.
Problematika e trafikimit të qënieve njerëzore dhe sidomos të fëmijëve është mbështetur nga një inisiative për ngritjen e një ekipi terreni me edukatorë të komunitetit rom, të cilët nëpërmjet evidentimit të problematikave sociale, shëndetësore, arsimore do të ofronin shërbime me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom. Janë identifikuar rreth 108 fëmijë të paregjistruar dhe deri tani janë regjistruar 15 prej tyre, janë ndihmuar në pajisjen me libreza shëndeti 180 raste, vaksinuar 70 fëmijë. Janë zhvilluar kurse kompjuteri, gjuhë angleze, kurse artizanati dhe aktivitete kulturore e kampe verore  me 90 fëmijë përfitues shërbimesh.



Integrimi përmes pjesëmarrjes.
Krijimi i kapaciteteve për 30 përfaqësues të komunitetit rom për të arritur mirëpërfaqësimin dhe adresimin e nevojave në institucionet përgjegjëse



Projekti “Zekat”
Ndihmë ekonomike për 180 familje vulnerabël.



Projekti për antitrafikimin e qënieve njerëzore “Mario”
Mbulim i nevojave ekonomike  vjetore  për 20 familje shumë të varfëra.

​​​​​

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13
14
e martë, mars 14, 2017
1516171819
2021
22
e mërkurë, mars 22, 2017
23242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ