Sign In




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > RINIA.EL > Formimi profesional

Formimi profesional

Këtu mund të gjeni informacione të shkurtra, kontakte web link në lidhje me Qendrën shtetërore të formimit profesional në Elbasan, qendrat private tëformimit si dhe subjektet no profit të cilat ofrojnë kurse formimi profesional. 

  • QFP

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Elbasan 

Qendrat Publike të Formimit Profesional ofrojnë kurse në nivel kombëtar dhe kurse në nivel qendre.

Nivel Kombëtar ofrohen kurset sipas programeve të hartuara nga AKAFPK; zakonisht janë kualifikime profesionale afatgjata, por jo më shumë se 2 vite dhe kursantët pajisen me çertifikatë të unifikuar në të gjithë vendin

Nivel Qendre kurset zhvillohen sipas programeve të hartuara nga specialistët e qëndrës; janë afatshkurtër dhe shërbejnë kryesisht për kualifikime të shkurtëra, për proçese të ndryshme teknologjike etj. Kursantët pajisen më çertifikata që përgatiten nga vetë Qendra. 

Për disa kategori, të papunësh (të regjistruar në zyrat e punësimit) dhe persona nga grupet nё nevojё, kurset ofrohen falas. Nё grupet nё nevojё pёrfshihen: pjesёtarё tё komunitetit Rom; vajzat dhe gratё e trafikuara; personat qё kanё vuajtur dёnimet me burgim; jetimёt (sipas statusit); personat me aftёsi tё kufizuara; emigrantё tё kthyer me probleme ekonomike. 

Adresa: Lagjia "Shënkoll", pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja

Tel: 00 355 054 25 86 28 

Web link - http://qfp-elbasan.vet.al/  

  • IRISOFT EDUCATION

Qendra didaktike "Irisoft"

 Me një eksperiencë 20 vjeçare në treg duke ofruar kualitet, besueshmëri dhe inovacion referuar kurrikulave dhe metodave ndërkombëtare. Ne ofrojmë një gamë shërbimesh me trajnime profesionale para dhe pas universitare si dhe trajnime të stafit të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore, në të gjitha sektoret ku kanë nevojë. 

Prej kohësh qendra bashkëpunon me një staf të zgjeruar mësuesish dhe padagogësh të kualifikuar. Stafi pedagogjik i programeve kompjuterike, i atyre të gjuhëve të huaja dhe i trajnimeve pasuniversitare, kanë arsimim përkatës të lartë, tituj dhe grada shkencore, trajnuar dhe çertifikuar brenda dhe jashtë vendit. 

Adresa: Rr. "Muc Shqiptari", Lagjia 5 Maji, prapa gjykates

Tel: +355 67 288 8893 / 69 525 2625 

Web link - http://www.irisoft.edu.al/ 

  • SHOQATA TJETËR VIZION

Tjetër Vizion 

Tjetër Vizion ofron mundësi të trajnimit profesional përmes metodave që bazohen në promovimin dhe zhvillimin e integruar të aftësive sociale dhe teknike, si në nivel individual dhe komunitar:

Kursi i Rrobaqepsisë zgjat 5 muaj (240 orë): 4 muaj teori e kombinuar me praktikë dhe 1 muaj praktike pranë fasonerive

Kursi i Kuzhines zgjat 5 muaj (240 orë): 4 muaj teori e kombinuar me praktikë dhe 1 muaj praktikë pranë restoranteve

Kursi për riparim makina ekspresi kafeje zgjat 5 muaj (292 orë) dhe teoria gërshetohet me praktikën pranë qendrës. 

Së shpejti do hapen: kurse për punonjës salle bar/restorant dhe sherbim social 24/24 për fëmijë e moshën e tretë. 

Adresa: Lagjia "Aqif Pasha", Rruga "Ali Arapi" nr.19

Tel: 054/25.29.19 

Web link - https://tjetervizion.org/

Events

<korrik 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Upcoming


Newsletter Subscription