Sign In




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > RINIA.EL > Vetëpunësimi

Vetëpunësimi

Këtu mund të gjeni informacione të dobishme mbi skema publike mbështetëse për sipërmarrjen dhe mundësi  financimi të ofruara nga organizata ose ente të tjera private, si dhe një PËRMBLEDHJE me VIDEO TUTORIAL praktik që ju mbështesin në ngritjen e një biznesi.

Agjencia Shqiptare e zhvillimit te investimeve

Fokusi i Agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit dhe promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik të vendit. 

Kontributi i drejtpërdrejtë i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit theksohet përmes: 

1.Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri.

2.Rritjes dhe konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).

3.Promovimit dhe ofrimit të ndihmës për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Agjencia ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe për përmirësimin e klimës së biznesit, duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.

Qeveria Shqiptare në mbështetje të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, forcimin e kapaciteteve prodhuese, dhe daljen e tyre në treg, ka vënë në dispozicion këto skema financiare, të menaxhuara nga AIDA:

http://aida.gov.al/faqe/fondi-i-ekonomise-kreative

http://aida.gov.al/fondi-ne-mbeshtetje-te-sipermarrjeve-te-reja-start-up/

http://aida.gov.al/faqe/fondi-i-inovacionit 

 

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirane

​Tel: 00 355 4 225 1001

 

Web link - http://aida.gov.al/


Organizata dhe ente të tjera private

Organizatat jo fitimprurëse dhe ente të tjera ofrojnë në mënyrë periodike mundësi financimi për biznesin e vogël, mbi bazën e fondeve të siguruara nga donatorë kombëtar dhe ndërkombëtar, në kuadër të projekteve specifike.

  1. Shoqata Tjetër Vizion

Tjetër Vizion u vjen në ndihmë personave në nevojë të papunë dhe ose të përjashtuar nga tregu i punës nëpërmjet:

  • Dhënien e granteve mbështetëse për trajnimin në punë dhe internshipeve afatgjata në bizneset private
  • Granteve dhe asistenca teknike për startup-in e biznesit dhe ose forcimin e bizneseve ekzistuese, për një numër të limituar të rinjsh, të përzgjedhur në bazë të aftësive teknike dhe vlefshmërisë së idesë së biznesit

 

​Adresa: Lagjia "Aqif Pasha", Rruga "Ali Arapi" nr.19

Tel: 054/25.29.19

 

Web link - https://tjetervizion.org/


 Video Udhëzuese

Klikoni këtu për më shumë video....

Shkarkoni dokumetat

Regjistrimi biznesit

Formulari i regjistrimit per Person fizik


Events

<tetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
2829301234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Upcoming


Newsletter Subscription