Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Aktualitet > Këshilli Bashkiak i jep titullin “Qytetar Nderi”, piktorit elbasanas Bukurosh Sejdini.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak i jep titullin “Qytetar Nderi”, piktorit elbasanas Bukurosh Sejdini.

Këshilli Bashkiak ka miratur dhënien e titullit “Qytetar Nderi” piktorit të njohur elbasanas, atdhetarit dhe mësuesit të merituar Bukurosh Sejdini me motivacionin ”Për kontributin e spikatur si artist i penelit dhe i fjalës së bukur artistike, si mësues i përkushtuar e veprimtar shoqëror, si atdhetar i flaktë e qytetar i dorës së parë”.

Bukurosh Sejdini i lindur në Elbasan në vitin 1916 nga një familje avokati është “Mësues i Merituar”, atdhetar, artist i skenës si dhe veprimtar shoqëror. Mësimet e para, deri në klasën e pestë dhe tre vjet të shkollës Normale i bëri në qytetin e lindjes. Më pas, falë talentit të tij, shkon në Tiranë dhe vazhdon shkollën e vizatimit ku veçohet nga nxënësit më të talentuar. I nxitur nga piktori Andrea Kushi, i cili zbuloi talentin e tij për pikturë, bëri që Bukurosh Sejdini të vazhdonte rrugën e artit dhe shkoi në Rumani për studime në Akademinë e Arteve të Bukura, por atje për arsye të kushteve politike që u krijuan i ndërpreu studimet për t’i vazhduar në Akademinë e Arteve në Itali.

Ai  është dalluar si mësuesi i pasionuar, që ndihmonte talentet e reja dhe nga duart e tij kanë dalë shumë piktorë që kanë përfaqësuar kulturën shqiptare brenda e jashtë vendit.

Bukurosh Sejdini, ishte amator i teatrit, ai ka interpretuar me sukses në komedinë “Revizori”, ”Prefekti”, ”Motori”, në operetat ”Vajza e portokalleve”, ”Trembita” si edhe në dy filma artistikë.

Ishte pjesëmarrës në takimin e Aleksandrisë, Bukureshtit, Budapestit, Sofies, Pekinit, gjatë viteve 1958-1959.

Bukurosh Sejdini deri në vitin 1991 kur edhe vdiq asnjëherë nuk e ndau penelin nga dora.

Në vitin 1969 iu dha titulli “Mësues i merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i merituar”

​​

Eventet

<shkurt 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ