Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Aktualitet > Kryetari i Bashkisë uron nisjen e vitit të ri shkollor

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë uron nisjen e vitit të ri shkollor

​​​​​

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor.
  Nga shkolla 9 – vjeçare “ Sulejman Harri”, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka uruar nxënësit në veçanti ata të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës për një vit të mbarë shkollor.
“ Uroj të gjithë nxënësit që të kenë rezultate sa më të larta në këtë vit të ri shkollor,të jetë një vit i mbarë, shpresoj  të nxëni sa më shumë dije, ndërsa një urim shkon edhe për mësuesit si edhe prindërit. Ju mësues edhe prindër të jeni sa më shumë pranë nxënësve dhe të shpërndani sa më shumë dije për ta”.
Në vijim kreu i Bashkisë ka vizituar klasat duke u ndalur tek fëmijët të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Pasi i ka cilësuar ata si e ardhmja e vendit, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ju drejtua fëmijëve me fjalët “ ju jeni armata jonë e ardhme, ndaj dhe duhet të mësoni sa më shumë për të nderuar prindërit dhe mësuesit tuaj”.
 
Kreu i Bashkisë uron vogëlushët në ditën e parë të kopështit
Në vijim të vizitave dhe urimeve për nisjen e vitit të ri shkollor, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini nuk mund të linte pa vizituar dhe uruar edhe edukatërët dhe vogëlushët e kopshteve në qytet. Ai është ndalur tek kopshti Nr 9 ku edhe është pritur me ngrohtësi nga edukatoret e këtij kopështi si edhe fëmijët.
I ulur bashkë me ta, kreu i Bashkisë ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me ta, ku mes përqafimeve i ka premtuar fëmijëve atë që ata dëshirojnë, më shumë lodra dhe kushte komode për të kaluar ditë të bukura dhe argëtuese në kopësht. “ Edhe në vitet në vijim ne do të investojmë për më shumë kushte komode për ju fëmijë, për më shumë lodra, si edhe ambjente me qëllim që kopështi të kthehet si një nga ambjentet më të dëshiruara për ju”, tha kreu i Bashkisë. Pasi ka vizituar ambjentet e këtij kopështi i cili nga viti në vit ka njohur investime, kreu i Bashkisë vlerësoi edhe punën e stafit të këtij kopështi i cili ofron edhe drekë për fëmijët.   

Eventet

<prill 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
151617181920
21
e diel, prill 21, 2019
222324252627
28
e diel, prill 28, 2019
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345

Se shpejti


Buletini Informativ