Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Aktualitet > Parku “Aqif Pasha” sa relaksues aq edhe historik

Kategorite

Filtro:

Parku “Aqif Pasha” sa relaksues aq edhe historik

​​Një tjetër ambient i gjelbëruar, një park shlodhës i shtohet qytetit të Elbasanit, duke krijuar një atmosferë ndryshe në orët e pasdites në qytet dhe që ka përcjellë një impakt ndryshe në ripërtëritjen urbane të qendrës së qytetit të Elbasanit. Bëhet fjalë për parkun më të ri, në qendër të qytetit, ku dikur ngrihej busti i "Aqif Pashës".

Më herët, Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini në një nga premtimet e tij elektorale kishte pohuar se "qytetit të Elbasanit do t'i rikthehet gjelbërimi dhe qytetarët do të kenë më shumë ambiente relaksimi gjatë orëve të pasdites".

Ishte një investim i Bashkisë së Elbasanit që nisi pak muaj më parë, dhe tashmë po shijohet lehtësisht nga qytetarët. Parku " Aqif Pasha", përcjell një dekor ndryshe në qytet, edhe pse i krijuar rishtaz, kanë qenë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë, por nuk kanë munguar edhe turistët, të cilët pasi shijojnë gjelbërimin dhe relaksimin, kanë mundësi të njihen edhe me gjurmë të historisë së këtij qyteti, që ndodhen brenda këtij parku sa turistik aq edhe relaksues. Mozaiku paleokristian i zbuluar vite më parë, çezma e vjetër, rrapi që është Monument Kulture, si edhe Muzeu Etnografik shumë pranë tij, janë kthyer në objekte të blicave fotografikë jo vetëm të të rinjve që pushojnë në këtë park, por edhe të turistëve të huaj.  Janë vetë pushuesit e parkut që e vënë re ndryshimin që i ka dhënë qytetit hapësira, dhe gjelbërimi.

Me një dekor tërheqës, me ambiente të reja, të bukura, e mbi të gjitha relaksuese, investimi i Bashkisë në parkun "Aqif Pasha" të qytetit i ka dhënë rezultatet, madje duke kaluar pritshmëritë.

 Stili i veçantë dhe arkitektura me të cilën është ndërtuar parku ka bërë që edhe ata qytetarë  që në fillim të punimeve ishin skeptikë, janë bindur plotësisht se ndërhyrja në këtë park ishte mëse e nevojshme.

 

Eventet

<shkurt 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ