Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Aktualitet > Pastrohet ish fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane, së shpejti shndërrohet në park

Kategorite

Filtro:

Pastrohet ish fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane, së shpejti shndërrohet në park

​​​​​​​Një punë kolosale e cila nisi në fillim të këtij viti, ka bërë që lugina e lumit Shkumbin të shndërrohet. Aty ku dikur grumbulloheshim me mijëra metër kub mbetje urbane tashmë që është territor krejt i pastër i cili pret të shndërrohet në një park të gjelbëruar.

Pas zhvendosjes së mbetjeve urbane që ndodheshin pranë varrezave të qytetit, Bashkia e Elbasanit ka nisur punën që këtë hapësirë ta shndërrojë në një park.

Ky fakt u bë i ditur nga vetë Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, ku projektin e tij ja ka paraqitur edhe këshilltarëve.  “Ish fusha e plehrave është pastruar tërësisht nga mbetjet, të cilat janë transferuar në impiantin e përpunimit të mbetjeve, ndërsa së shpejti do të nisin punimet që kjo fushë të kthehet në një park të gjelbëruar i cili mund të shijohet lehtësisht nga banorët e kësaj zone”, tha Kryetari i Bashkisë.

Prej vitesh banorët ankoheshin për ndotjen mjedisore shkaktuar tek fusha e plehrave që zakonisht gjatë stinës së verës, për shkak të djegieve të plehrave ishte bërë e pamundur jetesa si pasojë e tumit të shkaktuar.

Sipas Sejdinit, një investim tjetër në këtë zonë do të bëjë të mundur mbylljen e kanalit të ujërave të zeza për t’i dhënë fund një herë ë mirë ndotjes.

Kjo lagje, e cila kishte vuajtur për shume vite ndotjen nga djegia e plehrave, por edhe i gjithë qyteti i Elbasanit, tashmë marrin frymë lirisht në një ajër të pastër.

Eventet

<shkurt 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ