Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Aktualitet > Pas kthimit nga Franca, Armando Sadiku takon Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Kategorite

Filtro:

Pas kthimit nga Franca, Armando Sadiku takon Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.

Vetëm një ditë pasi është kthyer nga Franca, ku edhe shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar, siç është Kampionati Europian, përballë përfaqësueses Rumune, Armando Sadiku takon kreun e Bashkisë, Z. Qazim Sejdini.

Ka qenë një takim shumë miqësor, ku Armando në çdo moment nuk ka harruar të shprehë mirënjohjen, se gjithçka që ka arritur e ka realizuar falë edhe mbështetjes së Kryetarit Sejdini.

Ky i fundit i ka përcjellë sulmuesit të kombëtares urimet më të përzemërta për paraqitjen dinjitoze në europian duke e falenderuar për gjithçka. Edhe nga ana e tij Armando Sadiku ka falenderuar kryetarin e bashkisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë jo vetëm në këtë europian, por gjatë gjithë karrierës së tij.

Të pranishëm për ta shoqëruar futbollistin kanë qenë edhe familjarë të tij të cilët nuk mund të mos ndjeheshin krenarë për të.

Askujt nuk do t‘i kishte shkuar në mendje disa vite më parë se një futbollist i ri me emrin Armando, do të lumturonte 10 milionë shqiptarë.

Tashmë gjithë Shqipëria krenohet, por Elbasani dhe Kryetari i Bashkisë kanë të gjithë të drejtën për t’u krenuar, pasi djali i këtij qyteti ka shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin e tyre.


​​

Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3
4
e martë, qershor 4, 2019
56789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ