Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Një tjetër investim i rëndësishëm, së shpejti nis rikonstruksioni i bulevardit “Aqif Pasha” nga rrethrrotullimi 1 Maji deri në kryqëzimin me urën e Zaranikës.

Kategorite

Filtro:

Një tjetër investim i rëndësishëm, së shpejti nis rikonstruksioni i bulevardit “Aqif Pasha” nga rrethrrotullimi 1 Maji deri në kryqëzimin me urën e Zaranikës.

​Së shpejti në qytetin e Elbasanit do të nisë një tjetër investim i rëndësishëm dhe i nevojshëm.

Do të nisë puna për rikonstruksionin e plotë të bulevardit "Aqif Pasha" nga rrethrrotullimi 1 Maji në Lindje deri në kryqëzimin me urën e Zaranikës në Perëndim.

Bulevardi "Aqif Pasha" është arterie kryesore në qytet si dhe bulevardi i vetëm i cili shërben edhe si pedonale e qytetit.

Investimi në këtë segment është në vazhdën e rikonstruksioneve për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit.

Duke qenë vazhdim i bulevardit "Aqif Pasha" edhe ky segment do të ketë të njëjtin konfiguracion si ai ekzistues.

Rruga do të zgjerohet në anën veriore dhe jugore duke ruajtur të njëjtën gjërësi që ka bulevardi ekzistues.

Projekti parashikon rikonstruksionin total të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, po ashtu sistemi aktual i sinjalistikës rrugore do të rikonceptohet dhe rikonstruktohet tërësisht duke u përshtatur me planimetrinë e rrugës.

Një rëndësi e veçantë, ashtu si në çdo investim, i është kushtuar gjelbërimit. Të gjitha pemët e reja që do të mbillen do të jenë Manjolë, lulishtet do të mbillen me bar dhe të zbukuruara me lulë të stinës.

Vendosja e rampave për personat me aftësi ndryshe është një nga pikat kryesore të këtij projekti.

Trotuaret do të ndërtohen me pllaka betonela, autobllokuese në formë tulle ku parashikohet gjithashtu edhe vendosja e mjaftueshme e kontenierëve për mbetjet urbane.

Projekti do të ketë impact pozitiv në jetën e qytetarëve pasi është një arterie kryesore Lindje-Perëndim, ku përfitues janë të gjitha shtresat e popullësisë dhe bizneset përreth.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të bulevardit "Aqif Pasha" nga rrethrrotullimi 1 Maji deri në kryqëzimin me urën e Zaranikës ndryshon pamjen panoramike të qytetit dhe do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit përreth. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ