Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rikonstruksioni i shkollës “Bardhyl Popa, drejt përfundimit.

Kategorite

Filtro:

Rikonstruksioni i shkollës “Bardhyl Popa, drejt përfundimit.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar PS, Taulant Balla dhe Prefekti i Qarkut, Gledian Llatja, inspektuan punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Bardhyl Popa" në qytetin e Elbasanit.

Investimi, vlera e së cilit kap shifrën 58 milionë lekësh është pjesë e një plani të madh investimesh të planifikuar për vitin 2019 për Bashkinë e Elbasanit. Rikonstruksioni i kësaj shkolle, nga më të vjetrat e qytetit, ishte një kërkesë e komunitetit që tashmë po bëhet realitet.

Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka premtuar që punimet do të përfundojnë brenda afatit dhe nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në kushte optimale.
" Erdhëm sot këtu për të parë cilësinë e punimeve që sa më shpejt të mbyllen dhe të fillojnë nxënësit mësim në këtë shkollë. Kjo është një shkollë model, shkollë me tradita, shkollë e vjetër që meriton shumë më shumë se sa kaq. Është një shembull për të gjithë shkollat e tjera të qytetit të Elbasanit",

 u shpreh Sejdini.
Rikonstruksioni i shkollës përfshin të gjitha ambientet, termoizolimin, instalimet elektrike dhe hidraulike, ambientet e brendshme dhe të jashtme sportive, sistemin e ngrohjes dhe laboratorët.

Sipas Sejdinit, në të njëjtin model do të rikonstruktohen të gjitha shkollat e Bashkisë së Elbasanit.

 

 

Eventet

<mars 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728123
45678910
111213
14
e enjte, mars 14, 2019
151617
18192021
22
e premte, mars 22, 2019
2324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ