Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Programi ReLOaD. Ftesë për OSHC, për pjesëmarrje në sesionet e mentorimit

Kategorite

Filtro:

Programi ReLOaD. Ftesë për OSHC, për pjesëmarrje në sesionet e mentorimit

​​​​PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën , Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere . 
Për këtë qëllim, 12 bashkitë partnere, kanë shpallur Thirrjen e parë publike për organizatat e shoqërisë civile (OShC), të cilat janë duke zbatuar 30 projekte në bashkitë partnere. Ndërkohë, në datë 08.02.2019  Bashkia Elbasan, ka shpallur Thirrjen e dytë publike për OshC-të. Me qëllim mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, në menaxhimin e projekteve, programi ReLOaD në partneritet me Bashkinë Elbasan, do të organizojë sesione mentorimi për organizatat të cilat janë të interesuara për të aplikuar. Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në sipas planit të mëposhtëm:

Date: 11/03/2019
Ora: 10:00-13:00 Korniza logjike
Ora: 14:00 – 17:00  Projekt propozimi

Date: 12/03/2019
Ora: 10:00-13:00 Buxheti
Ora: 14:00 – 17:00  Plani i aktiviteteve

Date: 13/03/2019
Ora: 10:00-13:00 Çështje të tjera të aplikimit
Ora:  14:00 – 17:00  Cështje të tjera të aplikimit

Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al

Eventet

<mars 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728123
45678910
111213
14
e enjte, mars 14, 2019
151617
18192021
22
e premte, mars 22, 2019
2324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ