Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ftesë për pjesëmarrje në ditën e hapur. Sesion informues mbi Thirrjen e dytë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në

Kategorite

Filtro:

Ftesë për pjesëmarrje në ditën e hapur. Sesion informues mbi Thirrjen e dytë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në

​​Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën , ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në  Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere  dhe të ofrohen shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët në këto bashki. 

Bashkia Elbasan në bashkëpunim me stafin e projektit ReLOaD në  Shqipëri ka shpallur më 08/02/2019 Thirrjen e dytë publike për OSHC-të e cila do të jetë e hapur deri më 25/03/2019. Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, projekti ReLOaD do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi dhe një trajnim 3-ditor mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve”. Në këto aktivitete ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në Thirrje.

1. Dita e hapur organizohet më 25 Shkurt 2019 
2. Trajnimi  “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” organizohet në datat 25-26-27 Shkurt 2019

Dita e hapur dhe trajnimi do të zhvillohen pranë Bashkisë Elbasan sipas axhendës: 

10:00- 10:15  Fjala e mirëseardhjes nga përfaqësues të Bashkisë Elbasan

10:15- 10:30  Fjala e mirëseardhjes nga përfaqësues të Bashkisë Librazhd

10:30- 11:30   Prezantim i thirrjes së dytë publike për OSHC-të në Elbasan dhe Librazhd - stafi ReLOaD

11:30 – 12:30 Pyetje/diskutime rreth Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në Elbasan dhe Librazhd

12:30 – 13:30 Pushim Dreke

13:30 – 15:30 Sesioni i parë i trajnimit mbi “Ciklin e Manaxhimit të Projekteve” per OSHC-të​

Eventet

<maj 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
34
5
e mërkurë, qershor 5, 2019
6789

Se shpejti


Buletini Informativ