Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini takon nxënësit e gjimnazit "Ali Cungu"

Kategorite

Filtro:

Sejdini takon nxënësit e gjimnazit "Ali Cungu"

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini ka pritur në një takim në zyrën e tij gjimnazistë të gjimnazit gjuhësor “Ali Cungu” në Elbasan dhe bashkëmoshatarë të tyre nga Gjermania, në kuadër të një projekti që të rinjtë po zhvillojnë së bashku. 
Bëhet fjalë për një bashkëpunim rinor kulturor mes gjimnazit “Ali Cungu”, Qendrës Rinore “Me&You” si dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Rinjve në Gjermani. Projekti “Njeriu, natyra dhe mjedisi” është financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria gjermane.
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini përgëzoi të rinjtë për iniciativat dhe bashkëpunimet mes tyre të cilat sjellin gjithmonë zhvillim dhe hapin diapazone të reja. 
Z. Sejdini i njohu gjimanzistët, sidomos miqtë gjermanë, me pak histori të Elbasanit dhe zhvillimit të tij ndër vite. 
Të rinjtë gjermanë dhe mësuesit e tyre shoqërues vlerësuan zhvillimet në Shqipëri, por sidomos bashkëjetesën fetare që ekziston në këtë vend. Syrit të tyre nuk i kishte shpëtuar demonstrimi perfekt i kësaj bashkëjetese fetare në kala ku ndodhen kisha dhe xhamia fare pranë njëra tjetrës.

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ