Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Komisioni Qytetar” diskuton për buxhetin e vitit 2018

Kategorite

Filtro:

“Komisioni Qytetar” diskuton për buxhetin e vitit 2018

​Siç është bërë zakon, përpara çdo vendimi të rëndësishëm, Bashkia e Elbasanit mbledh Komisionin Qytetar për të marrë vendimet dhe sugjerimet e tij.

Gjatë ditës së sotme Komisioni Qytetar u thirr nga Kryetari i Bashkisë për të dhënë mendime rreth Buxhetit të vitit të ardhshëm.

Çdo vit, Komisioni Qytetar bën propozime për investime të cilat janë domosdoshmëri për qytetarët, pas konsultimeve që ka bërë më këta të fundit. Por buxheti i çdo viti reflekton gjithashtu edhe dëgjesat që vetë Bashkia Elbasan realizon në kuadër të "Buxhetimit me pjesëmarrje" ku janë vetë qytetarët të cilër vendosin përparësitë e lagjes apo fshatit në të cilin jetojnë.

Gjatë fjalës së tij kryetari vuri në dukje disa nga përparësitë e vitit që vjen duke theksuar se për investimet që kërkojnë vlera të mëdha do të lobohet pranë FZHR, apo tek donatorët.

Disa nga pikat më të rëndësishmë që renditi Kryetari i Bashkisë ishin rikonstruksioni dhe pajisja me sistem ngrohje e të gjitha shkollave në qytet e fshat, garantimi i furnizimit me ujë të pijshëm 24, faza e parë e të cilit është financuar dhe ka nisur të punohet tashmë.

Po ashtu për, Z. Sejdini një rëndësi po kaq të madhe kanë rrugët e arave dhe sistemi i vaditjes, ku vuri në dukje se kalimi i kanalit Polis Tudë në varësi të Bashkisë do të jepte një ndihmesë të madhe në vaditjen e qindra hektarë toke bujqësore.

Nisur nga pyetjet dhe sugjerimet e Komisionit Qytetar, për transportin publik, por edhe për vendimin e Bashkisë për të mos lejuar autobusët të hyjnë në qytet, Kryetari i Bashkisë theksoi: "Asnjë autobus apo mjet tjetër i rëndë që shkakton ndotje të mjedisit nuk mund të lejohet të hyjë në qytet. Po ashtu Bashkia e Elbasnait i ka lënë 6 muaj kohë kompanisë që menaxhon transportin urban të rinovojë mjetet e saj, në të kundrt do të shihet një zgjidhje tjetër."

Sipas Kryetarit, të Bashkisë vendosja e aparaturave monitoruese të ajrit nxorri në pah se problem kryesor shkaktohej pikërisht nga mjetet e dala jashtë funksionit.

Komisioni Qytetar vijoi më tej diskutimet duke dhënë sugjerime dhe mendime konkrete rreth investimeve të vitit të ardhshëm.

 

 

Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ