Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përfundon Kampionati Ballkanik i Atletikës

Kategorite

Filtro:

Përfundon Kampionati Ballkanik i Atletikës

​​​Përfundon Kampionati Ballkanik i Atletikës

Është mbajtur ditën e djeshme në stadiumin "Elbasan Arena" të qytetit të Elbasanit , aktiviteti ndërkombëtar i atletikës ,"Mitingu Ndërkombëtar Ballkanik", ku morën pjesë 8 shtete. Bëhej fjalë për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjen, Greqinë, Maqedoninë, Italinë , Armeninë dhe Bullgarinë. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Për herë të dytë radhazi ky miting internacional u mbajt në stadiumin "Elbasan Arena", pasi plotëson edhe kushtet për mbajtjen e një eventi të tillë. Për të parë nga afër këto gara ishte edhe ish kampioni i Europës në kërcim së gjati,, rekordmeni Robert Emian.

Garat

 - Përsa i përket garave në 110 m/p për meshkuj, vendin e parë e zuri Bajram Muço i Shqipërisë, ndërsa në pod,  u ngjitën edhe Dimos Tsougias i Greqisë dhe Ravio Rama i Shqipërisë. Muço bëri gjithashtu edhe kohën më të mirë përsa i përket 100 metrave. Ndërsa për femra,  në disiplinën e 100 m/p vendi i parë i takoi Anias Karagianni e Greqisë, për t'u pasuar nga Antonela Napoletano e Italisë dhe Uibi Ahmeti e Shqipërisë. Në 100 metra e para doli Jana Mitivovska nga Maqedonia dhe plotesuan podin Iveta Urshini e Shqipërisë dhe Valbona Selimi e Maqedonisë. Në trehapësh për meshkuj, vendi i parë i takoi Rumen Dimitrov të Bullgarisë, vendi i dytë Sedin Heco i Bosnjes dhe në vendin e tretë u rendit shqiptari Gledis Halluni. Për femra në trehapësh, vendin e parë e zuri Dorina Myrto e Shqipërisë, ndërsa në të dytën Besiana Mustafi e Maqedonisë dhe Elena Buba e Shqipërisë në vendin e tretë.

Në kërcimin së larti për meshkuj vendin e parë e zuri Jovanche Jankovski nga Maqedonia dhe pas tij u renditën Indrit Rysko i Kosovës dhe Nikola Stojanovski i Maqedonisë. Për femra e para në këtë disiplinë dolinitakiania Antonella Napoletano. Në 800 metra per meshkuj i pari doli kosovari Astrit Kryeziu, ndërsa për femra doli Gresa Bakraci po nga Kosova. Aliji Shabani i Maqedonisë doli i pari në 200 metra për meshkuj, ndërsa për femra e para doli Kristina Jasifovska e Maqedonisë. Kërcimi së gjati i takoi shqiptarëve, me Izmir Smajljan, që nuk pati rivalë tek meshkuj dhe Joana Hazisllarin tek femrat, të cilët morën vendin e parë. Italiani Luigi Rosito doli i pari në 1500 metra për meshkuj, ndërsa për femra e para doli padyshim shqiptarja Luiza Gega. Granit Kryeziu i Kosovës doli i pari në 400 metra për meshkuj, ndërsa për femra vendi i parë i takoi Relaksa Dautit të Shqipërisë. Në 3000 metra për meshkuj i pari doli sportisti maqedonas Pepi Amaiojev, ndërsa për femra e para doli Luljeta Shala e Kosovës. 110 m/p (meshkuj) 1. Bajram Muço (Shqipëri) 14.70 2. Dimos Tsougias (Greqi) 14.91 3. Ravio Rama (Shqipëri) 15.15 100 m/p (femra) 1. Anias Karagianni (Greqi) 14.41 2. Antonella Napoletano (Itali) 16.23 3. Uibi Ahmeti (Shqipëri) 18.65 100 m (meshkuj) 1. Bajram Muço (Shqipëri) 10.97 2. Aleksandar Tanevski (Maqedoni) 11.14 3. Leart Osmanaj (Shqipëri)/ Ali Shabani (Maqedoni) 11.15 100 m (femra) 1. Jana Mitivovska (Maqedoni) 13.48 2. Iveta Urshini (Shqipëri) 12.63 3. Valbona Selimi (Maqedoni) 12.66 3 hapësh (meshkuj) 1. Rumen Dimitrov (Bullgari) 16.05 2. Sedin Heco (Bosnje) 14.32 3. Gledis Halluni (Shqipëri) 14.24 3 hapësh (femra) 1. Dorina Myrto (Shqipëri) 10.70 2. Besiana Mustafi (Maqedoni) 10.46 3. Elena Buba (Shqipëri) 9.90 Së larti (meshkuj) 1. Jovanche Jankovski (Maqedoni) 1.90 2. Indrit Rysko (Kosovë) 1.85 3. Nikola Stojanovski (Maqedoni) 1.80 Së larti (femra) 1. Antonella Napoletano (Itali) 1.66 2. Sindi Prifti (Shqipëri) 1.60 3. Besiana Mustafi (Kosovë) 1.55 800 m (meshkuj) 1. Astrit Kryeziu (Kosovë) 1.51.57 2. Marko Makaj (Shqipëri) 1.52.71 3. Valentin Sadiku (Kosovë) 1.52.94 800 m (femra) 1. Gresa Bakraci (Kosovë) 2.17.59 2. Ejona Cufe (Shqipëri) 2.19.99 3. Renata Sakdovska (Maqedoni) 2.20.48 200 (meshkuj) 1. Aliji Shabani (Maqedoni) 22.57 2. Leart Osmanaj (Kosovë) 22.67 3. Mentor Ajazaj (Kosovë) 22.70 200 m (femra) 1. Kristina Jasifovska (Maqedoni) 26.23 2. Aishe Halili (Maqedoni) 26.94 3. Xhoana Nurçelli (Shqipëri) 27.38 Së gjati (meshkuj) 1. Izmir Smajlaj (Shqipëri) 7.82 2. Ergys Gjeçaj (Shqipëri) 7.25 3. Gledis Halluni (Shqipëri) 6.86 Së gjati (femra) 1. Joana Hazisllari (Shqipëri) 5.16 2. Besiana Mustafi (Maqedoni) 5.10 3. Uibi Ahmeti (Shqipëri) 4.64 1500 m (meshkuj) 1. Luigi Rosito (Itali) 3.58.46 2. Malvin Nikolla (Shqipëri) 4.02.31 3. Ron Krasniqi (Kosovë) 4.07.54 1500 m (femra) 1. Luiza Gega (Shqipëri) 4.13.99 2. Donika Bojupaj (Kosovë) 5.27.40 3. Jonila Peca (Shqipëri) 5.58.00 400 m (meshkuj) 1. Granit Kryeziu (Kosovë) 49.24 2. Semir Avdiç (Bullgari) 49.95 3. Daniel Limani (Shqipëri) 50.42 400 m (femra) 1. Relaksa Dauti (Shqipëri) 58.43 2. Katerina Timchekovska (Maqedoni) 58.95 3. Iljana Beqiri (Shqipëri) 1.08.77 3000 m (meshkuj) 1. Pepi Amaiojev (Maqedoni) 9.26.51 2. Emin Grajcevki (Kosovë) 9.34.09 3. Arian Smajli (Kosovë) 9.39.55 3000 m (femra) 1. Luljeta Shala (Kosovë) 10.22.75 2. Gentiana Peci (Kosovë) 11.01.65 3. Arbnore Berisha (Kosovë) 11.47.28​

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ