Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Janar 2018

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Janar 2018

Ju njoftojmë se më datë 25.01.2018, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e

Këshillit Bashkiak, në sallën e mbledhjeve Bashkia Elbasan me këtë rend dite:

 

1. Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Janar 2018.

2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Janar 2018.

3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Janar 2018.

4. Dhënia e pagesës për personat me aftësi të kufizuar për muajin Janar 2018.

3. Memorandum bashkepunimit midis Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë Elbasan mbi miratimin e programit ROMACTED

3. Mbi miratimin në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Save the Children dhe Bashkisë Elbasan.

4. Memorandumi i bashkëpunimit midis Forumit të Gruas Elbasan dhe Bashkisë Elbasan.

5. Mbi miratimin e hartimit e normativave të konsumit, kuotave mujore të harxhimit të karburanteve për disa automjete dhe makineri të rënda në Agjencisë e Shërbimeve Publike Elbasan për vitin 2018.

6. Dhënie me qira (rinovim kontrate) të një mjeti transporti autobus.

7. Mbi miratimin e bursave të studentëve për vitin 2018.

8. Mbi miratimin e nisjes së procedurave për marrjen me qira të pajisjeve Gjeodezike (stacion total) Topcon [Os-103], Sokkia Grx2 (baze+rover), për plotësimin e nevojave të Drejtorisë së Shërbimeve Operacionale të Bashkisë Elbasan.

9. Mbi miratimin në parim për dhënien në përdorim të një sipërfaqe për shtrirjen e tubacioneve dhe ndërtim kanalesh për HEC në fshatin Seltë Njësia Administrative Zavalinë.

10. Mbi rikthimin e banesave sociale shtetasve B. B. dhe M. Gj.

11. Parashikimi i të ardhura për buxhetin afatmesëm.

12. Nxjerrje jashtë përdorimit të disa aseteve në Agjencinë e Shërbimeve Publike Elbasan dhe Qendrën Ekonomike të Arsimit.

Të ndryshme.

13. Mbi dhënien me qira të një ambienti "bodrum" në Lagjen "Aqif Pasha".

KRYETARI I KESHILLIT BASHKIAK

ELBASAN

Altin IDRIZI

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ