Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përmbytje në disa shtëpi në lagjen “5 Maji”, Sejdini ndjek nga afër situatën.

Kategorite

Filtro:

Përmbytje në disa shtëpi në lagjen “5 Maji”, Sejdini ndjek nga afër situatën.

​​

Një rrebesh i pazakontë shiu dhe breshëri ka përfshirë pjesën lindore të qytetit të Elbasanit pasditen e së shtunës duke shkaktuar përmbytje në një pjesë të lagjes “5 Maji”.
Ujit ka hyrë në dhjetë banesa duke shkaktuar probleme të mëdha, ndërsa për të parë nga afër situatën shkuan Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe Gledian Llatja dhe grupet e emergjencave të prefekturës dhe të bashkisë. 
Menjëherë u largua nga banesa një familje me fëmijë të vegjël, gjendja e së cilës ishte më problematike ndërsa Bashkia në mënyrë të menjëhershme ngriti grupet e punës dhe po bëhet verifikimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara. 
Po ashtu mjetet zjarrfikëse janë angazhuar për të larguar ujit nga banesat.
Është një situatë e paparashikuar e përkeqësimit të menjëhershëm të motit me reshje të jashtëzakonshme.
Për të gjithë familjet e prekura do të bëhen gati dosjet e dëmshpërblimit.



Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3
4
e martë, qershor 4, 2019
56789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ