Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Sejdini urojnë shqiptarët për Ditën e Verës.

Kategorite

Filtro:

Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Sejdini urojnë shqiptarët për Ditën e Verës.

​Kryeministri Edi Rama zgjodhi Elbasanin për të uruar shqiptarët me rastin e "Ditës së Verës". Gjatë vizitës së tij në Elbasan, Rama dhe Sejdini u ndalën në lulishten më të re para Pallatit të Sportit, një projekt i Bashkisë së Elbasanit, me financim të Fondit Shqiptar të Rajonave.

Kryeministri madje propozoi që ky park të mbillet me portokalle dhe të marrë emrin parku i portokallave, propozim që u mirëprit ngas Kryetari i Bashkisë.

Më tutje, Rama i shoqëruar nga Sejdini dhe deputetët e PS bënë një shëtitje në Elbasan ku u takuan me qytetarë dhe shkëmbyen urime me rastin e "Ditës së Verës".

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri tha se të njëjtin angazhim që kemi për transformimin e qyteteve, siç është dhe lulishtja e re e portokallave në Elbasan, të njëjtin angazhim do të kemi edhe për rritjen e mëtejshme ekonomike.

 

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ