Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vijon dhurimi i librave

Kategorite

Filtro:

Vijon dhurimi i librave

​400 Libra të rinj për shkollën në Bradashesh

​"Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm, më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm",- thotë Charles William Eliot.
Pikërisht për vlerën që mbart libri, Bashkia e Elbasanit vijon iniciativën e  shpërndarjes së rreth 15 mijë librave në shkollat e kësaj Bashkie. Kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga prefekti i Qarkut Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetari i Qarkut, Bukurosh Stafa, u ndalën në shkollën e Bradasheshit për të dhuruar rreth 400 libra. 
Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Z.Sejdini u shpreh: "Është një nismë në bashkëpunim me biznesin dhe mund të them se bëmë zgjidhjen e saktë. Ju keni në bibliotekën e shkollës suaj  2 mijë libra, edhe 400 i sollëm ne, tashmë bëhet  një pasuri e vërtetë. Ne kemi zgjidhur autorë dinjitozë që do t'u shërbejnë fëmijëve dhe stafit tuaj. Do të vazhdojmë çdo vit të sjellim tituj te rinj  librash. Madje, jo vetëm shqip por dhe të autorëve të huaj. Ne duam t'i shtojmë bibliotekat në shkolla sepse janë efektive. Prioritet në zgjedhjet tona ka qenë  formati i librit, duke konsideruar që formati "libra xhepi" do të ishte më efikas. Nëpërmjet librit fëmijët marrin kulturë tjetër, edukatë tjetër, marrin realisht atë që ne kërkojmë. Ne këtë iniciativë ne do ta bëjmë sërisht, por me një kusht, që titujt e librave do t'i marrim nga Ju, me qëllim që t'i shërbejë më mirë proçesit mësimor", u shpreh kryebashkiaku. 
Ndërkohë, prefekti i Qarkut, Gledian Llatja, në fjalën e tij ka ritheksuar rëndësinë e librit, si dhe komunikimit me ate të letrave. Ndër të tjera ka shtuar: "Të shprehesh ide në letra shërben për të kuptuar sesa doni ju ta ndryshoni komunitetin tuaj. Ndaj ne mirëpresim cdo ide tuaj, kërkëse, këshillë, sugjerim, në forme shkresore pranë institucioneve tona nga vetë Ju fëmijet.
Librat e sotëm të cilët  janë në thelb të gjithë për moshën suaj, ju rrisin kreativitetin dhe fantazinë. Kjo është gjëja me e mirë që ju duhet të bëni, të jeni kreativë dhe me të' të ndikoni edhe tek ne. Përpos këtyre titujve ne do t'u sjellim edhe libra në gjuhë të huaj, pasi jeni ju brezi që do të na përfaqësoni kur të futemi në BE", u shpreh Prefekti. 
Dhurimi i librave do të vijojë në shkolla të tjera në të gjithë Bashkinë e Elbasanit, ku një prioritet të veçantë kanë shkollat në Njësitë Administrative.

Eventet

<shkurt 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ