Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” nga Ylli Çabiri.

Kategorite

Filtro:

“Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” nga Ylli Çabiri.

Me titullin “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka promovuar librin e tij dhe padyshim që promovimi është bërë në qytetin e lindjes, në Elbasan. 
Në këtë promovim kanë qenë të ftuar emra të njohur të jetës politike në qarkun e Elbasanit, akademikë, pedagogë të universitetit A.Xhuvani, mësues, shkrimtarë e miq.
“Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” është një libër i mirëfilltë tekniko-apolitik, rezultat i përvojës së autorit në qeverisje, në administratën publike dhe ekspertizën e tij të spikatur në projektet ndërkombëtare. 
Z. Çabiri u shpreh se në libër ka shumë fakte të cilat duhet të zbatohen nga gjithëkush.
I pranishëm në promovimin e librit, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini vlerësoi punën e bërë nga shkrimtari, jo vetëm për librin në fjalë, por edhe punën e palodhshme të bërë gjatë gjithë jetës së tij.

“Përgëzoj Yllin, në emër dhe të të gjithë miqve tanë, jo vetëm për këtë libër dinjitoz, por edhe për zgjedhjen e Elbasanit për promovimin e tij. 
Duke lexuar CV e Z. Çabiri të shkon mendja, çfarë mungon aty? Mungonte pikërisht ky botim kaq dinjitoz dhe serioz, fryt i një pune shumëvjeçare. 
Duhet të besojmë fort, pikërisht në atë që thotë Ylli, që “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë.” Të gjithë ne së bashku duhet të kontribuojmë për ta vënë qeverisjen në shërbim të qytetarit.”
Për të përshëndetur promovimin, por edhe për të bërë një prezantim të shkurtër të bashkëpunimit mbi 20 vjeçar ishte edhe znj.Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky libër trajton deri në detaje tranzicionin e tejzgjatur politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Autori i bën një analizë të thellë qeverisjes në çdo hallkë të saj. “Shqipëria mund të bëhet me qeverisje të vërtetë” do të mbahet mend për 125 rekomandimet e tij shpresëdhënëse për të gjithë.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ