Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Lançohet Aleanca e Grave të Qarkut të Elbasanit

Kategorite

Filtro:

Lançohet Aleanca e Grave të Qarkut të Elbasanit

Është zhvilluar sot në Bashkinë e Elbasanit takimi lançues i Aleancës së Grave të Qarkut të Elbasanit. Në takim morën pjesë Kryetari i bashkisë Z. Qazim Sejdini, Zv. Kryeministrja Senida Mesi, përfaqësues të UN Women në Shqipëri dhe përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Grave Këshilltare. 
Në takim u diskutua për të drejtat e grave, forcimin e kapaciteteve të tyre dhe sfidat drejt së ardhmes. 
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të çdo gruaje në familje dhe shoqëri. Z. Sejdini tha se dikasteret kryesore në Bashkinë e Elbasanit tashmë drejtohen nga gra dhe ky është çelësi i mbarëvajtjes së punëve në një institucion. 
Për Zv. Kryeministren Senida Mesi, aleanca të tilla janë të rëndësishme për të përçuar më tej zërin dhe nevojat e çdo gruaje, kudo që ajo ndodhet. Znj. Mesi nënvizoi politikat e qeverisë në rritjen e rolit të gruas në vendimmarje, por edhe vlerësimin që çdo grua, nënë, motër duhet të ketë në një shoqëri të emancipuar. 
Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri Giuseppe Belsito vlerësoi punën e Bashkisë së Elbasanit përsa i përket barazisë gjinore dhe të drejtave të grave. 
Kryetarja e Aleancës Kombëtare të Grave Këshilltare Klodeta Dibra dhe Luiza Popja, Kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare në Bashkinë e Elbasanit informuan më gjerë rreth këtij organizimi dhe punës që po bëhet për ta përhapur këtë aleancë në çdo cep të vendit.

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ