Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini, takim pune me ambasadorin rumun.

Kategorite

Filtro:

Sejdini, takim pune me ambasadorin rumun.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini priti në një vizitë pune Ambasadorin e Rumanisë në vendin tonë, Mircea Perpelea.
Dy zyrtarët folën mbi zhvillimin e vendeve të tyre dhe problematikat që i shqetësojnë. Biseda u përqëndrua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetjen e qeverisë rumune ndaj Shqipërisë. 
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini gjatë fjalës së tij u shpreh ”Diskutuam me ambasadorin rumun për projekte konkrete dhe për realizime afatshkurtra. Fokusi kryesor i bisedës tonë ishte arsimi ku folëm për mundësinë e binjakëzimit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” me një nga universitetet më në zë rumune, me qëllim kualifikimin të studentëve dhe pedagogëve. 
Diskutuam gjithashtu për çështje ekonomike për t’i dhënë hov të mëtejshëm zhvillimi turizmit, industrisë dhe tregtisë.”
Nga ana e tij ambasadori rumun, pasi theksoi miqësinë mes dy vendeve, tha se bashkëpunimi i mëtejshëm me Elbasanin do të jetë konkret duke zhvilluar sa më shumë projekte së bashku.

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ