Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Elbasani bashkëpunim në fushën e arsimit me Turqinë.

Kategorite

Filtro:

Elbasani bashkëpunim në fushën e arsimit me Turqinë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Tiranë, Ahmet Youruk në një takim zyrtar. 

Dy zyrtarët diskutuan për rreth 90 minuta mbi thellimin e bashkëpunimit dhe propozime konkrete që qeveria turke mund të mbështesë në qytetin e Elbasanit. Kërkesat e kryetarit të Bashkisë kanë qenë të përqëndruara në sektorin e arsimit si një nga sektorët më të rëndësishëm për të ardhmen e një vendi: 
“Së bashku me Ambasadorin e Tuqisë patëm një bisedë konkrete dhe efektive, e cila u fokusua kryesisht në fushën e arsimit. Këto janë hapat e parë, por janë hapa konkretë.
Biseduam gjithashtu dhe rreth zhvillimit të mëtejshëm të qytetit të Elbasanit dhe shpresoj që shumë shpejt do të kemi bashkëpunime dhe investime konkrete”.
Nga ana e tij Ambasadori turk vlerësoi figurën e Z. Sejdini dhe punën e tij në krye të Bashkisë së Elbasanit, por edhe miqësinë që ekziston midin dy vendeve:
“Populli shqiptar dhe ai turk kanë ecur së bashku ndër shekuj dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke e konkretizuar miqësinë tonë më shumë projekte. 
Në takimin me Z. Sejdini ne u dakordësuam për disa projekte të afërta në fushën e arsimit. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë në këtë fushë. 
Në kuadrin e përqasjes së përgjithshme që ka Turqia ndaj Shqipërisë, ne kemi bindjen se, në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dora që mbështet gjithmonë e në çdo rast është më e fuqishme se gjuha që kritikon.”

Gjithashtu në këtë takim u ra dakord që Bashkia e Elbasanit do të binjakëzohet me Bashkinë e Ederne, binjakëzim i cili është kërkuar nga vetë Kryetari i kësaj Bashkie për shkak të origjinës së tij shqiptare. Ky binjakëzim, theksoi Z. Sejdini nuk do të jetë një bashkëpunim në letra, po konkret për të dyja palët.

Eventet

<shkurt 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627281234
567891011

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ