Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryebashkiaku Sejdini dhe Ambasadorja e Francës diskutojnë mundësitë e afrimit të investitorëve francezë

Kategorite

Filtro:

Kryebashkiaku Sejdini dhe Ambasadorja e Francës diskutojnë mundësitë e afrimit të investitorëve francezë

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti në një takim në zyrën e tij, Ambasadoren Franceze në vendin tonë Christina Vasak e cila ndodhej në Elbasan në kuadër të disa aktiviteteve të organizuara me rastin e Pranverës Frankofone. Sejdini dhe Vasak folën rreth zhvillimit të Elbasanit dhe mundësitë e lobimit për afrimin e investitorëve të huaj në Elbasan, sidomos në zonën e ish kominatit metalurgjik. 
“Folëm me ambasadoren franceze për investimet në Elbasan ku së fundmi është duke u hapur një fabrikë franceze e cila do të punësojë 180 persona. Lobimi ynë për tërheqjen e investitorëve dhe krijimi I kushteve që ata të investojnë në Elbasan sigurisht ishte pjesë e bisedës tonë” tha Kryebashkiaku Sejdini.
Ambasadorja e Francës ndodhej në Elbasan në të parën vizitë zyrtare pas rreth 30 vitesh kur e kishte parë Elbasanin për herë të parë. Ajo uroi Kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar qyteti i Elbasanit.
Ambasadorja e Francës theksoi përpara Kryetarit të Bashkisë se Franca synon rritjen e bashkëpunimit me Shipërinë për të rritur imazhin e kësaj të fundit dhe për ta mbështetur vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ