Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Shoqata e Arsimit Pejë: Elbasani një qytet për t’u marrë shembull

Kategorite

Filtro:

Shoqata e Arsimit Pejë: Elbasani një qytet për t’u marrë shembull

​Shoqata e Veteranëve të Arsimit në Pejë është pritur sot në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate ndodhen në Elbasan për të marrë eksperiencë në krijimin e muzeve të shkollave. Ata kërkuan bashkëpunimin e bashkisë së Elbasanit për të pasur mundësi të krijojnë një muze të arsimit në Pejë në shembullin e muzeve të Elbasanit.

Aktualisht në Elbasan janë dy muze shkollor, ai i shkollës "Naim Frashëri", i krijuar me aq pasion nga mësues Sami Domni dhe muzeu i shkollës Pedagogjike. Përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Pejë shfaqën interes për binjakëzimin me një shkollë të Elbasan.

Sejdini tha se si një qytet i arsimit, Elbasani ka shumë për të treguar. Bashkia është munduar që këtyre vlerave t'u japë zë, ashtu siç e meriton një qytet i tillë.

Sipas Z. Sejdini, Bashkia e Elbasanit ka në projekt ndërtimin e një muzeu të arsimit, pavarësisht muzeve të shkollave. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ