Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Situata e barazisë gjinore dhe dhunës në familje.

Kategorite

Filtro:

Situata e barazisë gjinore dhe dhunës në familje.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, në mbledhjen e tij të radhës u informua mbi situatën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje. 
Bashkia e Elbasanit, në mbështetje të kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe të prioriteteve kombëtare dhe vendore ka bërë përpjekjet e saj ndër vite për ndërtimin e një shoqërie të mundësive të barabarta, duke ndërmarrë një sërë hapash në këtë drejtim. 
Bashkia e Elbasanit ka qenë e para bashki në Shqipëri që ka aplikuar fillimisht parimet e Buxhetimit me Pjesëmarrje e më pas të Buxhetimit Gjinor. Buxhetimi me Pjesëmarrje është një nismë e prezantuar nga Bashkia me qëllim forcimin e qasjes pjesëmarrëse së qeverisjes vendore në Elbasan. Buxhetimi është një metodë përmes së cilës gratë dhe burrat ndikojnë vendimmarrjen lokale dhe shpërndarjen e burimeve publike për të pasqyruar më mirë nevojat dhe përparësitë e komunitetit. 
Me mbështetjen UN Woman, Bashkia e Elbasanit ka krijuar një model të qëndrueshëm e të ndjeshëm gjinor të buxhetimit pjesëmarrës. 
Bashkia e Elbasani është ndër të parat bashki që nënshkroi Kartën Europiane në 23 Shkurt 2017, duke e bërë atë pjesë të dokumentave dhe instumentave që orientojnë veprimet dhe hapat që ndërmerren në të gjitha aspektet e jetës: politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Nënshkrimi i Kartës u pasua me hartimin e Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020.
Plani i veprimit të barazisë gjinore 2018-2020 mbulon një tërësi fushash dhe në të parashikohen veprime që synojnë respektimin e të drejtës themelore të barazisë ndërmjet grave dhe burrave, të reja dhe të rinjve, vajzave dhe djemve; trajtimin e çështjeve të pabarazive dhe diskriminimit; veprime për eleminimin e stereotipeve gjinore; pjesëmarrjen e balancuar të grave dhe burrave në vendimmarjen politike e publike etj.

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ