Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bursa për studime jashtë vendit, MPJ prezanton nismën.

Kategorite

Filtro:

Bursa për studime jashtë vendit, MPJ prezanton nismën.

​Pasi la pas Tiranën dhe Shkodrën, nisma e Ministrisë së Jashtme "Open Day", mundësitë për bursa për studentët zbriti në qytetin e Elbasanit. 

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini deklaroi se nisma e Ministrisë së Jashtme është një mundësi më shumë që u jepet studentëve për të realizuar ëndrrat e tyre  për një të ardhme më të mirë.

Sejdini falenderoi Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin i cili zgjodhi qytetin e Elbasanit, duke i ofruar mundësi edhe nxënësve të këtij qyteti, të cilët në të ardhmen do t'i japin një hov zhvillimit të vendit duke u bërë e ardhmja e denjë e tij.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si një student i dikurshëm, që e di çfarë do të thotë aplikime dhe ecejake pafund, u bëri thirrje të rinjve të përfitojnë nga kjo mundësi.

Duke uruar studentët për suksese në rrugën e tyre ai u bëri thirrje të studiojnë fort dhe të realizojnë ëndrat e tyre, por edhe të mos harrojnë biletën e kthimit, për të dhënë kontributin për Shqipërinë që duam.

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ