Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli Bashkiak diskuton pr.buxhetin e vitit 2018.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak diskuton pr.buxhetin e vitit 2018.

​​Këshilli Bashkiak i Elbasanit, i mbledhur për të vendosur mbi pr.buxhetin e vitit 2018, ka shtyrë votimin pasi këshilltarët kërkuan më tepër kohë për t'u njohur me materialin dhe për të bërë sugjerimet përkatëse. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini teksa prezantoi pr.buxhetin vuri në dukje reflektimin e zërit të qytertarëve, mendime të marra gjatë procesit të "Buxhetimit me Pjesëmarrje".

Një buxhet i mirë, sipas Kryetarit Sejdini mbështetet në vizionin dhe objektivat që një administratë i ka vënë vetes, me qëllim realizimin e misionit të saj si pushtet vendor në shërbim të qytetarëve.

Pr. Buxheti i paraqitur nga Bashkia e Elbasanit përpara "parlamentit të qytetit", do të ndihmojë në arritjen e objektivave dhe vizionit të këtij institucioni, vizioni i një qyteti me qeverisje lokale demokratike, qytet me qëllime të qarta zhvillimi dhe me energji për të punuar me ritme të larta bashkëkohore drejt modernizimit, pa humbur asnjë çast kontaktet me lashtësinë e kulturës tonë.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini falenderoi qytetarët që si çdo vit, u bënë pjesë e takimeve në kuadër të "Buxhetimit me Pjesëmarrje" duke dhënë mendime dhe sugjerime konkrete për adresimin e investimeve.

Prioritetet për investime, të përcjella  nga qytetarët në takime, zënë një vend të rëndësishëm në këtë pr.buxhet duke vazhduar kështu eksperiencën e fituar gjatë viteve.

Projekt buxheti është hartuar duke u fokusuar në përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve dhe në investime në infrastrukturë me qëllim promovimin e zhvillimit ekonomik të qytetit, shpërndarjen e investimeve tek çdo qytetar, menaxhimin e mirë të fondeve publike, qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe demokratike.  

Duke e konsideruar vitin 2018 vazhdimin e realizimit të prioriteteve strategjike, Kryetari i Bashkisë përmendi përpara këshilltarëve disa prej tyre.

Ndër prioritetet kryesore Sejdini renditi përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim furnizimin 24h, investim i cili ka nisur; Ndërtimi i KUZ në lagjen Skëndërbej, 5 Maji dhe në Njësinë Administrative Bradashesh;

Ndërtimi i ambulancave të reja në FushëBull, Shushicë dhe Mëmël, Gracen;

Nisja e projekteve për rivitalizimin e objekteve të rëndësishmë të trashëgimisë kulturore si mozaiku, teatri Skampa etj; Ndërhyrje në infrastrukturë; Rivitalizimi i plotë i lagjes Vullnetari etj.

 

 

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ