Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nis ndërtimi i një çerdheje të re në Elbasan

Kategorite

Filtro:

Nis ndërtimi i një çerdheje të re në Elbasan

Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit, një investim i Agenzia Italiana per la Cooperazione Allo Sviluppo, Save the Children dhe Bashkisë së Elbasanit. E ndërtuar në pjesën jugore të qytetit, çerdhja do t'i shërbejë komunitetit të kësaj zone duke parashikuar të gjitha shërbimet që duhet të kenë institucione të tilla. Përveç infrastrukturës e cila përfshin, ngrohje, kuzhinën, këndet e lojërave, çerdhja e re do të ketë gjithashtu dhomën e psikologut, dhomën e nënave, ku këto të fundit të ushqejnë foshnjat, pra një standard i cili duhet të përhapet në të gjitha çerdhet dhe kopshtet. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla panë nga afër punimet, të shoqëruar edhe nga drejtuesja e shoqatës MedPak Zela Koka. 
Balla vlerësoi Bashkinë e Elbasanit e cila jo vetëm në investimet e saj, por edhe me partner të huaj, mbetet një bashki model. 
Aktualisht në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë 3 çerdhe, ndërkohë që nisur nga kërkesat në rritje të qytetarëve, kjo bashki është e angazhuar në shtimin e këtij shërbimi dhe ndërtimin e të tjera çerdheve, tashmë me standardet e kësaj çedheje.

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ