Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë pret Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë pret Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch

Kryetari i Bashkisë , z. Qazim Sejdini , ka pritur Shefin e  Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch,  me kërkesë të këtij të fundit. Pas përshëndetjeve të mirëseardhjes , z. Claus Neukirch, ka pohuar se kishte kaluar disa herë në këtë qytet , por nuk kishte patur rastin për një takim të tillë , duke falenderuar njëherësh kreun e Bashkisë për gatishmërinë e këtij takimi si edhe klimën tepër miqësore të bisedës që në nisje. – "Realisht , unë kam vizituar shumë Bashki apo edhe Njësi të Qeverisjes Vendore , por do të doja nga Ju , një panoramë të shkurtër rreth zbatimit dhe efekteve të Reformës Teritoriale , si edhe një përshtypje  rreth zhvillimit të fushatës elektorale, - ka qenë pyetja e zhdrejtë e z. Claus Neukirch.

-" Unë kam qenë që herët partizan i Reformës Teritoriale dhe për mua kjo ishte e vonuar , - ka nisur shpjegimin e tij kreu i Bashkisë. – Por në këto dy vjet të zbatimit të kësaj Reforme , ka ndryshime të mëdha në koncepte, mendime dhe kërkesa të njerëzve. Po , a janë të mundshme këto kërkesa? Bashkia ka dhjetë vjet që implementon Buxhetimin me Pjesëmarrje dhe në këto dy vjet janë të përfshira në këtë risi edhe të 12 Njësitë  Administrative Vendore. Realisht kërkesat e qytetarëve,  që banojnë në të 116 fshatrat e Bashkisë së Re,  Elbasan , janë pothuajse të njësuara me ato të banorëve të 6 Rajoneve të pushtetit vendor në qytet. Njerzit sot , pavarësisht se ku jetojnë , kërkojnë ujë , asfalt , ura , rrugë të reja , qendra urbane , internet e shumë kërkesa të tjera. Po ju jap vetëm një shembull sinjifikativ. Një fshat i largët , që quhet , Lugaxhi në Njësinë Vendore të Labinotit –Mal , kërkonte një urë dhe atë ua bëmë. Në Njësinë Vendore të Paprit , në të paktën tre fshatra , ngritëm ura mbi përrenj, kërkesa këto që përsëriteshin  si refren , këtu e 40 vjet më parë dhe që investimet për të cilat kanë shkuar rreth dy million Euro" – ka shpjeguar kryetari i Basshkisë duke shtuar se   "ka përfunduar rikonstruksioni i 80% të godinave shkollore e kopshteve dhe se gjer në fund të muajit Nëntor , në të 12 Njësitë e Qeverisjes Vendore , do të ketë internet falas,  për të cilën 800 mijë dollarë  do të investohen nga ana e Fondit Shqiptar të Rajoneve dhe 200 mijë dollarë nga buxheti i Bashkisë" . Në lidhje me përshtypjet e fushatës elektorale . kreu i Bashkisë ka folur shkurt ,duke qenë  se ai vetë nuk ishte  aktiv,  në këtë fushatë,  për tu lënë mundësi kandidatëve për deputetë të të gjitha forcave politike,  të njiheshin vetë me shqetësimet e qytetarëve , por,  për hir të së vërtetës duhet thënë se njerëzit sot kërkojnë  gjëra që edhe nuk i kanë patur , por edhe nuk u ka shkuar ndonjëherë ndërmend në jetë. (!) -  Elbasani rrezaton gjithmonë tolerancë dhe qytetari dhe kjo fushatë në përgjithësi duket se është në unison më virtytet qytetare të këtij komuniteti " – ka pohuar kryetari i Bashkisë. Ai ka sjellë si shembull tepër pozitiv , rreth çështjeve të qeverisjes vendore , edhe përcaktimin e pesë zonave turistike që janë sot në teritorin administrativ të Bashkisë , për të cilat janë duke u detajuar projekte afatmesme e afatgjata , që ato të zhvillohen sa më shumë në të mirë të komuniteteteve.  Takimi  është karakterizuar nga fryma mirëkuptuese e miqsore e bashkëbisedimit dhe vetë z. Claus Neukirch, ka falenderuar kryetarin e Bashkisë , duke thënë se drejtimi i kësaj Bashkie jep një përvojë të vyer edhe për Bashki të tjera të vendit.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ