Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Elbasan, Çertifikatë Ndërkombëtare të Ekselencës

Kategorite

Filtro:

Bashkia Elbasan, Çertifikatë Ndërkombëtare të Ekselencës

​​​​Bashkia e Elbasanit është e para në vend, por edhe në rajon, e cila është vlerësuar me Certifikatë Ndërkombëtare " Për Ekslencën në Investim dhe Inovacion". Këtë çmim Bashkisë Elbasan ia ka akorduar Asambleja Europiane e Biznesit, me motivacionin: " Për implementim të nivelit të lartë në menaxhim dhe teknologji të Bashkisë Elbasan, dhe njohjen si institucion lider në Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Inovacionit".

Maria Sandulyak,  Drejtoreshë e Programeve dhe koordinatore e eventeve të Asamblesë Europiane të Biznesit me anë të një letre zyrtare dhe personale,  ka përgëzuar kryetarin e Bashkisë Z.Qazim Sejdini për këtë çmim. 

"Në emër të organizatorëve do të doja t`ju përgëzoja personalisht me çmimin dallueshëm të merituar të bashkisë tuaj-flamurin ndërkombëtar të investimeve dhe tërheqjes inovative "Flamuri Europës" dhe çertifikatën ndërkombëtare të ekselencës  në investime dhe inovacion (ICEII). Prezantimi juaj në forum për aktivitetet rajonale dhe  iniciativat e ndërmarra për  ekselencë  në cilësi,  padyshim siguroi më shumë  ndikim  dhe kuptim për iniciativën EBA (Asambleja Europiane e Biznesit).

 Ne do të vazhdojmë të promovojmë teritorin tuaj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar  me anë të profilit të punës të EBA dhe me anë të komunitetit akademik. Materialet dhe informacioni juaj rreth arritjeve dhe prejardhjes historike të bashkisë Elbasan po punohet për t'u vendosur në faqen zyrtare dhe burimeve mediatike të EBA"- thuhet në letrën e  Drejtoreshës së  Programeve dhe Eventeve në Asamblenë Europiane të Biznesit. 

Duke vlerësuar këtë çmim,  që i jepet Bashkisë së qytetit të Elbasanit, kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini pohon se " Bashkia e Elbasanit ka konkuruar duke fituar pikët kryesore në kriteret e vlerësimit siç janë: pozita gjeografike, potencialet dhe burimet natyrore, potenciali ekonomik, infrastruktura sociale, transporti dhe energjia, burimet njerëzore, niveli arsimimit dhe shëndeti, potencialet teknike dhe të inovacionit, stabiliteti politik, legjislacioni për investimet, mekanizmat për mbrojtjen e investimeve. Mundësia për zona të lira ekonomike dhe territoret për zhvillim, si dhe aksesi në informacion. – "Më vjen mirë që nëtë gjitha rastet,  bashkia e Elbasanit vlerësohet, pasi , më shumë interes se çertifikata, është lobimi që i bëhet qytetit të Elbasanit,  për të pritur investitorë dhe për të rritur numurin e punësimit"- ka theksuar kryebashkiaku Sejdini.

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ