Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Çmimi : “Njeriu i Vitit" për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Bashkinë e Elbasanit

Kategorite

Filtro:

Çmimi : “Njeriu i Vitit" për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Bashkinë e Elbasanit

Një tjetër vlerë e shtuar për Bashkinë e  Elbasanit. Këtë radhë është znj. Nadire Kreka ajo, që sjell në këtë institucion çmimin "Njeriu i Vitit". Kreka , prej vitesh në këtë Bashki, si  Përgjegjëse e Sektorit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore është nderuar me çmimin më të lartë, "Punonjësi i Vitit për Mbrojtjen e Fëmijëve" për vitin 2017.

Në një takim kombëtar , organizuar në Ministrinë  e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë , dy ditë më parë , me pjesëmarrjen e homologëve të këtij sektori nga të gjitha Bashkitë e vendit , Kreka është vlerësuar për punën e shkëlqyer që ka bërë për kategorinë më të brishtë të shoqërisë sonë , atë të fëmijëve.  Zonja Nadire Kreka ,është një ndër themelueset e  Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve në mbarë vendin, si aktiviste e apasionuar dhe profesionale me këtë kategori sociale.

Kreka, ka filluar punën pranë Bashkisë Elbasan si punonjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve në vitin 2006 dhe është promovuar si përgjegjëse sektori në vitin 2012, me performancë të shkëlqyer.  Gjatë punës 11 - vjeçare, ajo ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm për një kauzë kaq të rëndësishme me moton "Interesi më i lartë, ai i fëmijës". Ajo transmeton si intelektuale dhe profesioniste e mirë në këtë drejtim vlera njerëzore , si humanizmi, pasioni, dashuria dhe ëmbëlsia në çdo rast. Aktualisht , janë rreth 478 raste të menaxhuara (një pjesë e konsiderueshme histori suksesi), por dhe shumë aktivitete të tjera për të drejtat e fëmijëve.  Ajo ka treguar që është e aftë të mobilizojë dhe aktorë të tjerë relevantë , si OJF dhe institucione të tjera. Tashmë , Kreka njihet  si eksperte e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve në hartimin e planeve lokale dhe kombëtare dhe në aktet ligjore , por dhe si trajnere. Kësisojë , Kreka është dhe mbetet një shembull pozitiv dhe model i punës së Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ceremonia modeste për dorëzimin e këtij çmimi është organizuar në zyrën e kryebashkiakut , Sejdini. Ky i fundit ka çmuar dhe vlerësuar punën e shkëlqyer të kësaj punonjësje , si dhe tërë stafin  që punon në këtë sektor. – " Është nder për Bashkinë tonë , që një punonjëse dhe drejtuese aq e talentuar si Kreka , në shërbim të fëmijëve , i akordohet nga dikasteri Qëndror një çmim i tillë dhe në të njëjtën kohë dua të ritheksoj se institucioni ynë vazhdon  të shohë si prioritet të prioriteteve të punës së tij , ndihmën dhe edukimin  e fëmijëve"- ka deklaruar kryetari i Bashkisë. Ndërsa nga ana e saj , Kreka ka pohuar së një çmim i tillë i detikohet institucionit ku ajo punon  dhe se vlerat e tij i ndante me të gjitha koleget e saj në këtë sektor. 

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ