Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim informues me fermerët për skemat e subvencionit në bujqësi.

Kategorite

Filtro:

Takim informues me fermerët për skemat e subvencionit në bujqësi.

Zv/Ministri i Bujqësisë Dhimo Kote së bashku me deputetin Arben Kamami dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini zhvilluan një takim me fermerë të Njësisë Administrative Shirgjan ku u diskutua rreth politikave të ministrisë për subvencionimet në bujqësi.

Duke prezantuar skemën e re të subvencioneve në bujqësi, zv/ministri kërkoi rikthimin e besimit dhe angazhimit nga ana e fermerëve.

"Skema e subvencionit që qeveria shqiptare ka hedhur në tavolinë për fermerët, pasi kemi dëgjuar pjesën më të madhe të fermerëve, të pikave të grumbullimit, të eksportit, dimë trendin ku do të shkojë bujqësia. Bujqësia shqiptare do të zhvillohet në 15-të kultura që janë më kryesoret, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksportit. Nga ana e qeverisë këtë vit janë hedhur në tavolinë si asnjë vit tjetër 21 milionë Euro për skemën e subvencionit, ku përfshihen perimet si domatja, speci, kastraveci, lakra dhe lulelakra" tha Zv/Ministri Dhimo Kote.

Deputeti Arben Kamami gjithashtu kërkoi rritjen e besimit për lehtësirat që krijon skema e subvencionimit pavarësisht eksperiencave të mëparshme.

"Për herë të parë do të fillojnë investimet në bujqësi me vlerë 97 milionë dollarë dhe kjo është një shifër relativisht e lartë dhe për ta përfituar këtë shifër, apo subvencion fermeri duhet të konkurojë dhe konkurimet janë me projekte.

Gjithmonë kemi pasur eksperienca jo të mira me projektet e subvencionimit sepse pjesa tjetër ish aleatët e kanë shfrytëzuar këtë politikisht në favor të strukturave të veta."

Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini duke mbështetur fermerët në ankesat e tyre e cilësoi të drejtë mosbesimin e krijuar për shkak të dështimeve të deritanishme të skemave të subvencionimit.

"Pjesa më e madhe e fermerëve këtu kanë aplikuar dhe nuk kanë fituar, këtu mungon besimi. Elbasani është nga bashkitë që ka përfituar më pak nga të gjithë për të mos thënë fare.

Ky është një problem, ne kemi ardhur këtu kemi dëgjuar shqetësimet e fermerëve dhe i kemi përcjellë më lart, por asgjë nuk është bërë."

Nga ana e tyre fermerët kanë diskutuar problem specifike për të cilat kanë marrë përgjigje dhe sqarime nga zv/ministri.

 

Eventet

<dhjetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679
10111213141516
17181920212223
242627282930
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456

Se shpejti


Buletini Informativ