Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sfidat e dhunës në familje për vitin 2017

Kategorite

Filtro:

Sfidat e dhunës në familje për vitin 2017

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Forumin e Gruas kanë organizuar një takim me të gjitha institucionet dhe organizata të cilat operojnë në qytet.

Me moton "Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave" është përmbyllur fushata 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini gjatë fjalës së tij theksoi problemet e mëdha që sjell dhuna në shkatërrimin e një familje. Sipas Z. Sejdinit, nëse vazhdohet të punohet në unitet, siç është bërë deri tani, problemet do të zvogëlohen.

Fuqizimi i gruas dhe lufta ndaj dhunës në familje, ka pasur fokusin e vazhdimësisë në Bashkinë e Elbasanit, theksoi Sejdini. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për luftën e vazhdueshme dhe të pandërprerë ndaj këtij fenomeni.

Së bashku, tha kryetari i Bashkisë, ne mund të jemi një koalicion i fortë që fiton shumë sfida.

Bashkia Elbasan ka arritur të konsolidojë rrjetin e koordinuar të institucioneve vendore përgjegjëse për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, lehtësimin e pasojave dhe parandalimin e dhunës në familje. Ky rrjet është mekanizmi i  bashkërendimit  të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare në territorin e Bashkisë Elbasan. Përgjatë vitit 2017 janë trajtuar 76 raste të dhunës në familje, raste të cilat, sipas vlerësimit të nevojave kanë marrë këto shërbime falë koordinimit me aktorët lokalë;

•          mbështetje psiko-sociale dhe emocionale

•          konsulencë dhe mbështetje ligjore

•          strehim emergjent

•          transport në një vend të sigurtë

•          Mbështetje ekonomike, përfitimin e Ndihmës Ekonomike si rast në nevojë ose për shkak të Uurdhërit të Mbrojtjes

•          Pakete ushqimore.

•          Sipas specifikave të rastit, gjetjen e banesës me qira

•          Kujdes shëndetësor, mundësimi i ilaçeve për fëmijët

•          Referimi për ndjekjen e një kursi profesional

•          Punësimi i rastit duke u koordinuar me Zyren Rajonale të Punësimit Elbasan.

•          Rregjistrimi i fëmijëve përkatësisht në shkollë dhe çerdhe

•          Pagesa e çerdhes.

•          Pagesa e kopshtit.

•          Pajisia me libra dhe mjete shkollore e fëmijëve.

 

Në përgjigje të rasteve emergjente Bashkia Elbasan ka ngritur Sistemin e Punonjësve në Gatishmëri. Ky sistem përbëhet nga punonjësit e 2 sektorëve përkatësisht: Sektori i Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore dhe Sektori i Kujdesit të Shtresave në Nevojë dhe Moshës së Tretë. Keta punonjës janë në gatishmëri në bazë të një grafiku të përcaktuar.  

Edhe institucionet dhe organizata e pranishme paraqitën rastet e identifikuara dhe menaxhimin e tyre duke vlerësuar Bashkinë e Elbasanit për bashkëpunimin e ofruar, sidomos përsa i përket çështjeve me karakter social.

 

 

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ