Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Elbasan dhe Forumi i gruas, përfundojnë projektin “Shto Zërin Tënd”

Kategorite

Filtro:

Bashkia Elbasan dhe Forumi i gruas, përfundojnë projektin “Shto Zërin Tënd”

​​Forumi i Gruas në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë përfunduar fushatën sensibilizuese mediatike "Shto Zërin Tënd". Në këtë kuadër, në ambjentet e Teatrit "Skampa" është organizuar edhe ceremonia përmbyllëse e këtij projekti ku kanë marrë pjesë vajza, gra dhe nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit.

  Projekti "Shto Zërin Tënd" i financuar nga UNDP kishte si qëllim sensibilizimin e mbarë komunitetit kundër dhunës, ndaj dhe prej disa muajsh u prezantuan videoreportazhe me mesazhe sensibilizuese kundër fenomenit  të dhunës.

Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi, i pranishëm në këtë takim, solli në vëmendje të të pranishmëve, Buxhetimin Gjinor me Pjesëmarrje, një eksperiencë e suksesshme kjo e Bashkisë Elbasan e cila u jep mundësi grave dhe vajzave të caktojnë prioritete gjatë hartimit të buxhetit të Bashkisë.

  Këtë eksperiencë të suksesshme të Bashkisë Elbasan e ka përshëndetur dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP dhe OKB në Shqipëri Z.Brian Williams. Ai tha se "buxhetimi gjinor, por dhe komisionet ndërdisiplinore, duhet të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit".

 

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ