Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Dita e Europës” festohet në Elbasan.

Kategorite

Filtro:

“Dita e Europës” festohet në Elbasan.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Integrimit me rastin e Ditës së Europës. Z. Sejdini shoqërohej në këtë aktivitet nga Ministrja Klajda Gjosha dhe deputetja Evis Kushi.

Në fjalën e tij para të rinjve, Sejdini u shpreh: "Rinia përfaqëson elementin më dinamik të shkëmbimeve mes qyteteve, rajoneve dhe kombeve sepse rinia krijon të ardhmen."

Kryetari i Bashkisë tha se përmes projekteve të ndryshme, Bashkia e Elbasanit është përpjekut ta ketë zërin e rinisë në çdo vendim, në çdo projekt të së ardhmes.

Duke ju drejtuar të rinjve Sejdini tha se shpreson që gjithnjë e më shumë të shohë të rinj që marrin pjesë në zhvillimin e Elbasanit, Shqipërisë, por edhe Europës, me idetë e tyre innovative.

"Më lejoni t'ju them se se nuk duhet të harroni se të gjithë duhet të angazhoheni për të sotmen e vendit tonë që e ardhmja e tij të jetë më e mirë. Unë shpresoj që ju e ndjeni se më shumë se kurrë vendi ka nevojë për ju të gjithë. Rinia e një kombi është e besuara e së ardhmes", përfunfoi fjalën e tij Kryetari i Bashkisë. ​

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ