Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Dita e dyerve të hapura për rininë”, Sejdini pret gjimnazistët e “Kostandin Kristoforidhit”

Kategorite

Filtro:

“Dita e dyerve të hapura për rininë”, Sejdini pret gjimnazistët e “Kostandin Kristoforidhit”

​Në Bashkinë e Elbasanit është zhvilluar sot "Dita e dyerve të hapura për rininë" ku dhjetëra gjimnazistë të gjimnazit "Kostandin Kristoforidhi" u pritën në një takim nga Kryetari, Qazim Sejdini.

Pasi vizituan ambientet e Bashkisë, të rinjtë patën një bisedë me kryetarin e  i cili u foli rreth strukturës funksionale të pushtetit vendor.

Me kërkesë të Z. Sejdini të rinjtë gjithashtu u interesuan për projektet për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Nisur nga kariera e gjatë e Z. Sejdini, të rinjtë ishin kuriozë mbi vendimet më të vështira që i është dashur të ndërmarrë si Kryetar Bashkie.

Z. Sejdini edhe një herë foli mbi projektet e mëdha të cilat, i ka kërkuar me ngulm prej shumë vitesh, dhe në fund ka arritur t'i përfitojë, siç është p.sh ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane që i dha fund një herë e mirë ndotjes katastrofike që shkaktonte djegia e mbetjeve.

Kryebashkiaku nuk la pa përmendur investimin më të ri, që sërish ka në fokus ndotjen mjedisore, si një nga parametrat kryesorë për shëndetin e njerëzve, atë të monitorimit 24 orë të cilësisë së ajrit në qytet. Sejdini u kërkoi të rinjve të vizitojnë faqen zyrtare të bashkisë së Elbasanit, www.elbasani.gov.al dhe të njihen çdo ditë me nivelin e ndotjes së ajrit.

Në projektet e ardhshme dhe të rëndësishme, Sejdini përmendi furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë, investim i cili ka nisur dhe totalisht pritet të përfundojë në fund të vitit 2018. Edhe këtu Sejdini theksoi se do të garantohet jo thjesht furnizimi me ujë i qytetarëve, por edhe cilësia e tij dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit.

Po ashtu rikonstruksioni i të gjitha shkollave dhe pajisja e tyre me sistem ngrohje është në fokusin kryesor të Bashkisë së Elbasanit.

Duke ju përgjigjur interesit të të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarje, kryetari i njohu me Këshillin Rinor, i cili është një organ këshillues pranë Kryetarit të Bashkisë, po ashtu ai kërkoi nga të rinjtë të jenë më tepër aktivë dhe të marrin pjesë gjatë takimeve të "Buxhetimit me Pjesëmarrje".

Në mbyllje të takimit Z. Sejdini u kërkoi të rinjve të jenë pjesë e Bashkisë së Elbasanit, jo vetëm në ditë të shënuara, por gjithmonë, duke shprehur mendimet dhe sugjerimet e tyre. 

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ