Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Elbasani pret mijëra vizitorë për Ditën e Verës

Kategorite

Filtro:

Elbasani pret mijëra vizitorë për Ditën e Verës

​Si çdo vit Elbasani është shndërruar në qendrën e festimeve me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës. Kulmi i festës së Verës për banorët e Elbasanit është mesnata dhe orët e para të mëngjesit të 14 Marsit. Rrugët mbushen plot, ndërsa në sheshet qendrore janë mbajtur edhe koncerte.

Spektakli i fishekzjarreve shënoi kulmin e festimeve në shesh, ndërkohë që deri në orët e para të mëngjesit qytetarët festuan dhe ndoqën koncertim e madh festiv të organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Sejdini.

Në mëngjes rrugët e qytetit janë mbushur edhe me vizitorë, të cilët ditën e Verës kanë vendosur ta festojnë në Elbasan.

Aktivitetet nisën me garën e çiklizmit. Më pas të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë bërë paradën e përvitshme të karnavaleve.

Përveç Panairit Tregtar dhe Panairit të Librit ngjyrat e festës i shtoi Elbasan Panairi i Zejeve, i cili prezanton veshjet tradicionale nga artizanët, të cilët vijnë nga zona të ndryshme.

Bashkia e Elbasanit u kujdes që aktivitetet edhe këtë vit të përfshinin të gjithë grupmoshat për të festuar të gjithë së bashku.

Festa e Verës, një festë tradicionale në qytetin e Elbasanit, ka për simbol bollokumen, ëmbëlsirën e njohur, e cila tashmë është shpërndarë në të gjithë vendin.

Dita e Verës, prej vitit 2004 është futur në listën e festave zyrtare në Shqipëri.

 

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ