Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mijëra vizitorë zgjodhën Elbasanin për të festuar “Ditën e Verës”.

Kategorite

Filtro:

Mijëra vizitorë zgjodhën Elbasanin për të festuar “Ditën e Verës”.

​Dita e Verës e shndërroi edhe një herë Elbasanin në kryeqytet të vendit. Edhe pse është kthyer tashmë në festë kombëtare, shqiptarët kanë zgjedhur masivisht qytetin ku kjo festë lindi.

Mijëra e mijëra vizitorë ndoqën aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës.

Data 14 Mars nisi me karnavalet e organizuara nga shkollat 9 vjeçare dhe dhjetëra aktivitete sportive që u zhvilluan përgjatë bulevardit.

Në sheshin "Aqif Pasha" vijoi edhe gjatë ditës koncerti i mundësuar nga Bashkia e Elbasanit.

Ashtu siç e do tradita, kulmi i festimeve në Elbasan shënon me koncertin e madh të "Natës së Verës". Këngëtarët më në zë shqiptarë interpretuan për qytetarët elbasanas dhe jo vetëm.

Mijëra vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova e treva të tjera shqipfolëse u shprehën të entuziazmuar nga festimet në Elbasan.

Spektakli i fishekzjarreve ndriçoi qiellin e Elbasanit në Natën e Verës.

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ