Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë pret në një takim drejtues të lartë fetarë.

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë pret në një takim drejtues të lartë fetarë.

Kryetari i Bashkisë ka pritur sot në një takim në zyrën e tij drejtues të lartë fetarë, midis të cilëve delegatin e Kishës Katolikë për dialogun me islamin, Monsinjor Jozef Ellul, Arkipeshkvin e Tiranës e Durrësit Imzot George Frendo, Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit Andon Merdani, Myftiun e Elbasanit Agim Duka etj.

Në këtë vizitë të veçantë Kryetari i Bashkisë vlerësoi dialogun e shkëlqyer ndërfetar që ekziston në vend duke kërkuar që Shqipëria dhe veçanërisht Elbasani të jenë shembull për të gjithë botën në këtë drejtim.

Sejdini njohu të pranishmit me vlerat e mëdha që ka Elbasani siç janë Monumentet e Kulturës, Kisha e Shelcanit dhe ajo e Valëshit të cilat përcjellin prej shekujsh traditat e shkelqyera fetare në vend.

Kryetari i Bashkisë vuri në dukje me keqardhje se shumë pak është bërë në këtëo vite që këto vlera të ruhen dhe të jenë lehtësisht të vizitueshme. Ai shprehu vullnetin e tij në këtë drejtim, por duket kërkuar edhe ndihmë.

Sipas Sejdinit këto nuk janë vetëm vlera për Kishën, por edhe vlera historike, turistike dhe kulturore të mëdha dhe gjithë bota duhet t'i njohë.

Përfaqësuesit e Kishës nga ana e tyre vlerësuan lart bashkëjetesën fetare në Shqipëri duke dhënë edhe mesazhe të rëndësishme në këtë drejtim.

Arkipeshkvi i Tiranës e Durrësit Imzot George Frendo tha se "Shqipëria është shembull se besimet e ndryshme und të jetojnë bashkë duke vlerësuar të përbashkëtat dhe dallimet tek njëri-tjrtri. Çdo besim fetarështë për vëllazëri dhe paqe, por herë herë kjo është manipuluar për synime politike."

Ndërsa Monsinjor Jozef Ellul u shpreh "i prekur nga harmonia fetare që gjendet në komunitetin shqiptar dhe pasqyrohet më tej edhe tek drejtuesit fetarë. Uroj që kjo harmoni dhe bashkëjetesë ndërfetare të përforcohet më tej".

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ