Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Emergjencat mblidhen për koordinimin e situatës nga zjarret.

Kategorite

Filtro:

Emergjencat mblidhen për koordinimin e situatës nga zjarret.

​Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Prefekturën e Elbasanit ku u diskutua për situatën nga zjarret. 
Në takim ishin të pranishëm zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Alfred Kristuli, Drejtori i Koordinimit me prefekturat, Prefekti i Elbasanit Ardit Demiri dhe kryetarë të bashkive të qarkut. 
Në fjalën e tij Z. Sejdini u shpreh:
"Faleminderit që keni zgjedhur Elbasanin për shumë arsye, edhe pse këtu shtabi i emergjencave funksionon në mënyrë perfekte dhe bashkëpunimi midis institucioneve po ashtu. 
Ajo që duhet të dini është se kur ne i biem telefonit  të drejtorit do të thotë  se s'kemi pasur zgjidhje tjetër.
Duke përfituar nga rasti falenderoj Policinë e Shtetit, Drejtorinë e policisë së Elbasanit që janë të parët që na janë gjendur dhe janë pjesë e kësaj lufte dhe përpjekje për të përballuar situatën në fikjen e zjarrit. 
Kjo është për tu marrë shembull", tha Kryetari i Bashkisë. 
"Në bashkinë e Elbasanit ne kemi dhe sistemin e rojeve dhe sinjalizuesve të ngritur sipas ligjit, por nuk janë ato gjithçka dhe nuk është e lehtë ngritja e reparteve zjarrfikëse apo rinovimi i tyre. 
Gjendja e reparteve zjarrfikëse është e mjerueshme.  
 Ndër të tjera Sejdini gjatë fjalës theksoi se ''Ka ardhur momenti që shteti të vërë dorë. Më mirë të lihen 2-3 rrugë pa bërë dhe të bëhet një investim total sepse duhet të zgjidhet kjo punë, dhe së dyti e kemi detyrim ligjor ne të pushtetit vendor për ngritjen e hidrantëve në të gjithë qarkun, duhet të këtë hidrante dhe në mes të pyllit". 
Sejdini u angazhua më tej duke theksuar se Bashkia e Elbasanit do ta reformojë repartin zjarrfikës në mjete dhe në veshje. " Eshtë për të ardhur keq që shoh dhe në emisione televizive zjarrfikësit që janë me rroba civile, ose më ndonjë këmishë që lexon vetëm PPNZH, me këpucë civile ku nuk mund të shkelin te flaka, pra duhet filluar nga veshjet zjarrduruese,duke vijuar me mjetet.
Ne jemi duke bërë inventarin, por vetëm mbjellja e pishave  të reja do  kushtojë  shumë, por me këto para mund të blihen 4 mjete zjarrfikëse ose rroba për efektivët   
Edhe zv.ministrja Voda theksoi modelin e bashkëpunimit të shkëlqyer të strukturave në Elbasan duke shtuar se ky qark ka pasur disa vatra zjarri, por nuk është ndër qarqet problematikë. 
Mbledhja vijoi më tej me diskutime dhe ide të pranishmëve për të përmirësuar më tej koordinimin e strukturave. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ