Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Sejdini risjell në vëmendje Zaranikën.

Kategorite

Filtro:

Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Sejdini risjell në vëmendje Zaranikën.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, pranë prefekturës së Elbasanit ku u bë një evidentim i dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

Gjatë fjalës së tij Sejdini falenderoi të gjitha strukturat për gatishmërinë dhe masat e marra duke theksuar se dëmet minimale ishin pasojë e masave paraprake.

Kanalet kulluese, sidomos, tha Sejdini, shpëtuan qindra hektarë tokë bujqësore nga përmbytjet. Nisur nga mirëfunksioni i këtyre kanaleve, Sejdini kërkoi që edhe kanalet parësore të kalojnë në varësi të bashkisë për të qenë në vëmendje të vazhdueshme të saj. Problematikat që u shfaqën, theksoi Sejdini kishin të bënin pikërisht me kanalet parësore të cilat janë kompetencë e Bordit të Kullimit.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë solli edhe një herë në vëmendje nevojën emergjente për investim që ka përroi i Zaranikës, i cili shtrihet në Perëndim të qytetit të Elbasanit.  

Çarja e argjinaturës së këtij përroi në shumë vende dhe tejmbushja e pritës me inerte sjellin një rrezik kostant për përmbytje sa herë ka reshje.

Shifra që kërkon një investim i tillë i tejkalon mundësitë e bashkisë, tha Sejdini, ndaj edhe një herë kërkoi mbështetjen e qeverisë për të shpëtuar Elbasanin nga ky përrua.

Prefekti i Qarkut falenderoi të gjitha bashkitë për punën e kryer, punë e cila solli edhe rezultatet aktuale, ku flitet vetëm për dëme minimale. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ