Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

​Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

Këshilltarët përcollën në mbledhje shqetësimin e qytetarëve të kësaj zone, sipas të cilëve disa prej kompanive operuese në këtë zonë, nuk përdorin filtrat pluhur thithëse duke bërë që situata të jetë shqetësuese.

Kryetari Z. Qazim Sejdini mbështeti shqetësimin e ngritur, duke shtuar se ky është një shqetësim i ngritur disa herë edhe nga Bashkia.

Nga kontrollet që Bashkia e Elbasanit ka bërë në këtë zonë rezulton se njëra nga kompanitë nuk i përdor filtrat, ndërkohë që edhe kompani të tjera më të vogla shkaktojnë ndotje.

Madje kreu i Bashkisë shkoi edhe më tej kur propozoi shpalljen e emergjencës mjedisore, vendim i cili u mbështet nga të gjithë këshilltarët.

Këshilli Bashkiak ngriti një grup pune, i përbërë nga specialistë të mjedisit, i cili do të ndjekë nga afër situatën në këtë zonë dhe problematikat do t'i përcillen Ministrisë së Mjedisit.

Sejdini tha se do të mbështesë fort nismën për të shpëtuar banorët e kësaj zone nga ndotja.

Bashkia e Elbasanit gjithashtu ka instaluar aparate matëse të ndotjes në disa pika në qytet, një prej të cilave edhe në zonën e ish kombinatit metalurgjik, të cilat do të japin një pasqyrë të saktë të gjendjes së mjedisit.

Këto monitorime do të jenë të aksesueshme nga çdo specialist, institucion, apo qytetar në faqen zyrtare të Bashkisë së Elbasanit dhe në mediat lokale.

Monitorimi 24 orë i gjendjes së mjedisit do të çojë më pas në përcaktimin e shkaqeve dhe marrjen e masave. 

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ