Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini inspekton përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në fshatin Ullishtë.

Kategorite

Filtro:

Sejdini inspekton përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në fshatin Ullishtë.

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar dy fazat e para të rikonstruksionit të fasadave të pallateve, ndërsa faza e tretë pritet të nisë së shpejti.

Në dy fazat e para u përfshinë fasadat e pallateve në rrugët kryesore dhe fasadat që ishin më të dëmtuara nga koha e gjatë, apo faktorë të tjerë.

Pjesë e rikonstruksionit të fasadave, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, janë bërë edhe një bllok pallatesh në fshatin Ullishtë, Njësia Administrative Papër dhe një bllok pallatesh në Bradashesh.

Bashkia e Elbasanit është kujdesur që investimet të shpërndahen njësoj në të gjithë territorin e saj.

Kryetari Z. Qazim Sejdini inspektoi përfundimin e punimeve në fshatin Ullishtë ku kanë përfituar 60 familje.

Rikonstruksioni i fasadave të pallateve, përveç anës estetike, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetësës së banorëve. Materialet e përsorura për suvatim dhe lyerje bëjnë të mundur kursimin e energjisë dhe garantimin e një ambienti të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.

Ligji parashikon që ndërhyrje të tilla në banesat kolektive të bëhen me kontribut të përbashkët edhe nga vetë banorët, por Bashkia e Elbasanit duke marrë parasysh kushtet ekonomiketë qytetarëve, ka marrë përsipër që një investim të tillë ta përfundojë me financimet e saj.

Faza e tretë, e cila do të jetë edhe faza e fundit e rikonstruksionit të fasadave, do të përfshijë të gjithë pjesën e mbetur.

Banorët e fshatit Ullishtë, u shprehën të kënaqur me punën e bërë. Ata gjetën rastin të falenderojnë personalisht Kryetarin e Bashkisë jo vetëm për këtë investim, por edhe për infrastrukturën rrugore, e cila në këtë fshat është model. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ