Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Të mbrojmë fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit.

Kategorite

Filtro:

Të mbrojmë fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit.

​Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna, abuzimi dhe keqtrajtimi është një dokument i përgatitur nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me profesionistë, stafe të kopshteve dhe çerdheve nën administrimin e Bashkisë si dhe ekspertë të fushës që punojnë për realizimimin e të drejtave të fëmijëve në vend.

Ky dokument kërkon të nxisë garantimin e një sjelljeje institucionale, më të përgjegjshme në kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë Elbasan në funksion të krijimit të ambienteve më të sigurta për të gjithë fëmijët.

Tashmë ka nisur puna për zbatimin e projektit që synon mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj formë e abuzimit.

Në këtë kuadër u realizuan seanca konsultive me grupet e interesit, Drejtues dhe Edukatore të kopshteve dhe çerdheve të Elbasanit, me përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimit të Kujdesit Social dhe Komunitar dhe ajo e Arsimit pranë Bashkisë Elbasan të cilët rikonfirmuan angazhimin e tyre në funksion të iniciativës.

Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve ka udhëzime dhe procedura të qarta të cilat do t'i ndihmojnë stafet e çerdheve dhe kopshteve në identifikimin e rasteve të abuzimit në mjediset e institucionit si dhe raportimin apo referimin e çdo rasti të abuzimit të fëmijëve.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve është politikë institucionale e Bashkisë Elbasan për të gjitha departamentet, projektet dhe të gjitha tematikat.

Bashkia e Elbasanit gjithashtu inkurajon prindërit të njoftojnë për çdo shqetësim të fëmijës së tyre. Bashkia e Elbasanit do të ndjekë me përgjegjësi çdo situatë dhe në raste të verifikimeve do të merren masat sipas të gjithë ligjeve në fuqi.

Fëmijët janë detyrimi ynë dhe e ardhmja jonë e përbashkët. 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ