Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta për çdo fëmijë”

Kategorite

Filtro:

“Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta për çdo fëmijë”

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut organizuan takimin e përbashkët në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar nën moton "Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta".

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini në fjalën e tij theksoi punën e madhe të bërë në drejtim të përfshirjes së këtyre personave, por edhe të mjaft sfidave që ende shtrohen përpara.

"Të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta" është një shprehje e madhe tha Kryetari i Bashkisë dhe një slogan që shtron detyra të mëdha, megjithë arritjet e deritanishme.

Detyrimet janë të mëdha për të gjithë aktorët, tha Sejdini, pasi prindërit na besojnë fëmijët e tyre.

Kryetari i Bashkisë vuri në dukje se megjithë punën e shkëlqyer që nuk duhet mohuar në asnjë moment, objektivat janë realizuar pjesërisht. Sipas Z. Sejdini shumë punë mbetet për t'u bërë me prindërit, për trajnimin e tyre, në mënyrë që fëmija të marrë të gjitha shërbimet e duhura si në shkollë edhe në shtëpi.

Kryetari i Bashkisë përfitoi nga ky takim për të kërkuar mendimin e ekspertëve në lidhje me investimin në shkollën speciale "Zëra jete".

Në prag edhe të hartimit të buxhetit, Sejdini kërkoi të dijë nga ekspertët nëse kjo shkollë është më mirë të integrohet në një shkollë publike, duke investuar për zgjerimin e kësaj të fundit, apo duhet ndërtuar një shkollë e re e distancuar nga të tjerat.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të World Vizion të cilët bënë publike shifrat e një studimi, sipas të cilit, 1 në 10 fëmijë ka aftësi të kufizuar në një drejtim, një shifër e lartë që kërkon më tepër angazhim dhe përgjegjësi.

Po ashtu kanë marrë pjesë në takim të gjitha institucionet vendore e qëndrore dhe shoqata të cilat kanë në fokus të tyre këtë kategori.

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ